The Space – Galeria e Finesës

Klasi i salloneve mondane dhe artit britanik të arredimit nuk është më një ëndërr.
Objektet e arredimit plot stil dhe unikalitet përmblidhen në të njëjtin vend, duke lumturuar çdo të apasionuar pas krijimtarisë së Tom Hoffman. Magjike dhe të punuara krejtësisht me dorë, çdo krijim nga koleksioni Tom Drag është një kryevepër e cila do t’ju bëjë ta dashuroni sapo ta shihni! “The space gallery” përmban çdo pjesëz nga ky koleksion, që prej pjatave të ëmbëlsirave, komodinave me motive ekzotike, shandanëve shumëngjyrësh, koleksionin animalist e deri te divanët e mrekullueshëm Chesterfield. Falë kësaj “mini-galerie” që dashuron artin, Tom Hoffman dhe koleksioni i tij është mëse i prekshëm edhe në Shqipëri.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Divanët Chesterfield.
Ndër objektet e arredimit më të preferuara në botë janë padyshim divanët Chesterfield. Ky krijim madhështor lindi si domosdoshmëri dhe dëshirë e Lord Philip Stanhope, Earl Chesterfield, i cili ishte lodhur duke parë xhentëlmenët e rangut të lartë të bisedonin ne divanë të parehatshëm dhe të kishin shqetësimin se mos smokingu nuk do të ishte në formën e duhur.
Dizenjimi i Earl na vjen që prej periudhës Viktoriane, ku Britania u shqua për arredimin luksoz dhe tejet fin. Në fillimshekullin XIX, divanët kishin shumë ndryshim nga ato që janë sot, butonat ishin të thellë dhe material velvet dhe në brendësi kishte pak sfungjer dhe shumë lëkurë kafshësh. Më pas Earl mendoi për komoditetin dhe materialin velvet nëpër butona e zëvendësoi me lëkurë. Ajo çfarë nuk ndryshoi ishte punimi tërësisht handmade. Ky dizenjim mbijetoi me shekuj me rradhë, për t’u konsideruar si një objekt kult i luksit, i admiruar dhe dëshiruar në çdo epokë. Zanafilla e “globalizimit” të divaneve Chesterfield ishte një ndodhi e zakontë. Pas vdekjes së kreatorit, nipi i tij, diplomati Solomon trashëgoi një prej divanëve. I vendosur në një kënd të veçantë të shtëpisë, divani mori vëmendjen dhe një lumë kritikash pozitive dhe shikime admiruese të miqve të diplomatit dhe shumë shpejt krijimi i Earl gjeti vend në çdo shtëpi luksoze dhe me stil në Britani.

Divani i Psikoanalistit.
Nuk e ekzagjërojmë aspak kur themi se divanët Chesterfield janë dizenjimi më i vlerësuar përsa i përket objekteve të arredimit.
Rreth viteve 1800, një divan i tillë ndodhej pikërisht në zyrën e babait të psikologjisë, Sigmund Freud. Ai kishte zgjedhur një divan klasik të zi dhe ia sugjeronte të gjithë miqve të tij që ndanin të njëjtin profesion. Sipas mendimit të Freud, ky divan e ndihmon në kuptimin e pacientit dhe është një shtysë e fortë në rezultatet pozitive të analizave të tij psikologjike. Edhe pse psikoanalisti u bazua në rehatinë që divani u falte pacientëve, sugjerimi i tij pati impakt të madh.  Sigmund nuk ishte i vetmi Freud që e arredoi zyrën e tij me një divan të zi Chesterfield. Stërnipi i tij, Lucien Freud do të rikthente traditën në shekullin XX, për të mbaruar pikturat e tij në një divan të ngjashëm me atë të babait të psikologjisë.
Përpos “The Space Gallery”, pjesë nga koleksioni i Earl Chesterfield mund të gjejmë në 2 prej klubeve më me influencë në historinë e Londrës: “White’s Club” dhe “Carlton Club”, të cilët vazhdojnë të jenë funksionalë dhe të dëshmojnë bisedat e dukëve lodinezë, gjithashtu në hotelet luskoze të Kandasë, Australisë, Italisë etj. Divanët zinin vend edhe në zyrën e Winston Churchill, Marilyn Monroe, Al Pacino, Gorge Clooney, Benedict Cumberbatch dhe një mori personazhesh historikë dhe të famshëm.

Kolltuku jeshil.
Një prej copëzave të preferuara të adhuruesve të krijimtarisë së Earl Chesterfield, është kolltuku jeshil, me stil klasik viktorian, i cili ka pamjen e fronit mbretëror. Disponohet në disa nuanca të ngjyrës jeshile dhe përmasat e tij janë 80×36 cm. Materiali është 100% lëkurë, butona të mëdha të cilët kanë nuancë një ton më të errët se ngjyra e përgjithshme e divanit. Ajo çfarë e bën unik? Është krijim handmade! Një kryevepër e vërtetë!

Tom Drags.
Tragjedia e 11 shtatorit për Amerikën ngjalli një empati të madhe në shpirtin dhe punën krijuese të artistit gjerman Tom Hoffman. Për dy arsye tepër të sinqerta dhe pozitive, kreatorit do t’i lindte ideja brilante e ngrohjes së zemrave të familjarëve të viktimave falë dizenjimeve të tij.
Arsyeja tjetër ishte më vetjake; ide dhuratash të lezetshme dhe personale. Artisti gjerman dëshironte të dhuronte diçka unike, personale dhe të papërsëritshme, andaj krijimet e tij fillimisht iu ofruan miqve dhe familjarëve.
Punimet e tij ishin kryevepra të mirëfillta, me ngjyra të ndezura e të larmishme. Hoffman përdori ngjyrat “e qeshura” si të verdhën, portokallinë, jeshilen dhe bojëqielli në krijimin e tij animalist. Kafshët që u paraqiten në koleksion ishin të shumëllojshme: pinguinë, elefantë, breshka etj, të gjitha të ngjyrosura dhe unike.
Në arredimin e hapësirave, Hoffman luajti me kontrastin e të zezës dhe të bardhës në këmbët e mobiljeve, por pjesën tjetër e dizenjoi po me ngjyrat “e qeshura”.
Pozitiviteti dhe energjia pozitive e tij u transferua në art.
Në shkurt të 2012, Gjermania dhe bota e artit do të tronditej nga humbja e papritur e Tom Hoffman. Kujtimi dhe krijimet e tij gjallojnë falë kompanisë “Tom Drags” të mikut të tij Arno Müller, i cili ia ka dedikuar tërësisht krijimtarisë artistike të Tom Hoffman.

Pasqyra.
Nga unikaliteti i krijimeve të koleksionit Tom Drags vlen të përmendet “Mirror Energy”.
Një kryevepër e jashtëzakonshme dhe e punuar në ngjyra si bezhë, jeshile dhe portokalli. Pranë pasqyrës bëhet një lojë hipnotizuese mes kombinimit të ngjyrave e zezë dhe e bardhë e më pas ky kombinim thyhet bukur me harmoninë e ngjyrave rozë e bojëqielli.

Animalizmi.
Tepër i veçantë është edhe koleksioni animalist, ku shfaqet një referencë e dukshme nga kultura të ndryshme. Kafshët e Hoffman dominohen nga një tërësi ngjyrash duke dhënë imazhin e një ylberi. Tom fokusohet jo vetëm te qeni dhe macja, por edhe te kafshët ekzotike, sepse fundja është “Kopshti Zoologjik i Tom”.