Teknika e vjetër kineze e lojës me letra “Origami”, ka frymëzuar shumë arkitektë të interiorit për të realizuar objekte të ndryshme utilitare dhe dekoruese për shtëpinë.
Divani Origami
I formuar nga dy pjesëza të ndara në mënyrë të barabartë mbi të cilat ngrihen dy jastëkë shumë të veçantë në formë piramidash, ky divan ngjan si një gjysmë kripore. Ideal për një kënd leximi apo relaksi. Çmimi 2000$
Karrige Origami
Për t’i dhënë ambienteve tuaja një pamje shumë moderne, një karrige që ngjan si prej letre, por në fakt është dru i llakuar me një ngjyrë të fortë e verdhë kanarine. Çmimi 700$
Biblioteka Origami
E realizuar me dur ahu të stazhonuar për një periudhë 10 vjeçare, kjo bibliotek luan edhe një rol dekorativ. Ajo është shumë minimale për nga përmasat, por shumë e këndshme për të përmbushur një kënd argëtues të shtëpisë. Çmimi 1500$
Multifunksionet Origami
Ajo ngjan si një tabaka e thjeshtë, por është e përbërë nga shumë copëza dërrase të prodhuar nga druri i bambusë i cili është shumë elastik dhe rezistent. Mund ta përdorësh si në kuzhinë si tavolinë prerje por edhe për ta kthyer në një objekt për të mbledhur materiale të ndryshme brenda tij. Çmimi 80 $
Tavolina Origami
Një tavolinë shumë elegante për në qendër të dhomës së ndenjës. Me një sipërfaqe prej xhami që të lejon të lexosh elementet e drurit të cilat vijnë në një formë shumë lineare dhe elegante. Çmimi 890 $