Kairo është një nga metropolet më të mëdha të botës! Po aq i bukur, sa edhe i çmendur dhe po aq i pasur me tregime dhe rrëfime historike dhe rrënoja të panumërta me vlerë muzeale. Kairo është qyteti i dashurisë dhe urrejtjes, mes smogut dhe trafikut të çmendur, faktorë të cilët të pushtojnë çdo sens, ky vend mitik është më shumë se sa ju keni parashikuar. Plot energji, Cairo është portretizimi i jetës moderne egjiptiane dhe stilit kontroversal të rrugës. Të gjitha udhëtimet në Egjipt janë të paplota nëse nuk keni kaluar disa ditë në Kairo.
I vendosur krah deltës së lumit Nil, Kairo, i ka rezistuar historisë së botës, duke prodhuar ngjarje të jashtëzakonshme, rrënjët e të cilave i gjen ende sot. Kompleksi i Piramidave të Gizës, qyteti antik i Memfisit janë vetëm një pjesë e historisë së këtij qyteti, që renditet në klasifikim si i 15-ti ndër metropolet më të mëdha të botës e njëkohësisht një megapolis i antikitetit. Kairo modern është themeluar në vitin 969 të erës sonë nga dinastia Fatimid. Që prej kësaj periudhe e deri më tani, ky qytet është konsideruar si një pikë ku takohen ideologji politike, besime dhe kultura të panumërta. Për më shumë se dy shekuj, të gjithë e kanë konsideruar si “Qyteti i 1000 minareve”, për shkak të numrit të madh të tyre në qytet.
Piramidat e Gizës
Piramidat e Gizës janë destinacioni i parë turistik, që turistët e shumtë vizitojnë në Kairo. Të shtrira në kufijtë e qytetit, këto katër tempuj funebër të katër dinastive që kanë drejtuar qytetin, kanë intriguar gjatë gjithë ekzistencës së tyre eksplorues nga e gjithë bota. Ky kompleks nekropolit përbëhet nga Piramida e Keopsit, Piramida e Kferit, Piramida e Mënakurit dhe Tempulli i Sfinksit.
Piramida e Keopsit
E quajtur ndryshe Piramida e Kufusë, është piramida më e madhe e kompleksit të Gizës, interiori i këtij varri monumetal mund të vizitohet nga turistët kuriozë, për të parë gravurat murale dhe një sarkofag të hapur të monarkut Kufu, i cili drejtoi Dinastinë e Katërt gjatë periudhës së parë të Mbretërimit Antik.
Muzeu Solar i Varkës
I vendosur pas Piramidës së Keopsit, Kufusë, ky muze që përmban një pjesë të vetme kushtuar Varkës së Diellit, e ndërtuar pikërisht për faraonin Kufu, i cili ishte i apasionuar pas lundrimit.
Tempulli i Sfinksit
Kjo figurë mitike, e cila qëndron në hyrje të kompleksit, është vendosur aty për të ruajtur trupat e faraonëve, të cilët sipas besimit të Egjiptianëve të lashtë, do të preknin përjetësinë. Sfinksi mbetet një ndër skulpturat më të mëdha dhe të lashta të njerëzimit.
Muzeu Historik i Egjiptit
Koleksioni mahnitës, që shfaqet në Muzeun Historik të Kairos në Egjipt, duhet patjetër të jetë në qendër të vëmendjes suaj për t’i kushtuar disa orë përhumbjes në historinë komplekse për të bukurën e këtij vendi mistik. Ndër kryeveprat që do të gjeni brenda këtij muzeu, është edhe një galeri kushtuar një prej faraonëve më të famshëm, i cili u nda nga jeta fare i ri, Tutankamen. Sarkofagu dhe maska mortore e tij gjenden pikërisht në këtë muze.
Xhamia Al –Azhar
Xhamia Al- Azhar është një nga ndërtesat më fine të Kairos, e ndërtuar në periudhën e dinastisë Fatimid. Ajo është gjithashtu një ndër xhamitë më të vjetra të mbijetuara, e cila përfundoi së ndërtuari në vitin 972 përpara erës sonë. Kjo xhami ka luajtur gjithashtu rolin e një prej universiteteve të para, i cili në gjuhën vendase merr emrin Caliph El-Aziz, këtë status kjo xhami e mori në viti 988 përpara erës sonë. Sot Universiteti Al-Axhar është ende një ndër qendrat më të rëndësishme të studimeve teologjike në të gjithë botën Islame. Kjo xhami, e cila ka një strukturë të veçantë, ka po ashtu edhe një sërë toponimesh të tilla sa i përket zonave të godinës. Hyrja kryesore quhet ndryshe “Porta e Berberëve”, e cila ndahet nga muri më i vjetër i godinës, që me ligj nuk iu takon arabëve dhe është ndërtuar nga Abbas-i i II. Pasi të lini këpucët tuaja në hyrje, drejtojuni qendrës së oborrit të brendshëm dhe në të djathtën tuaj do të gjeni El-Taibarsiya, medresenë e cila ka dhe një minaret, ku besimtarët zhvillojnë faljen e tyre që prej vitit 1309. Nga qendra e oborrit ju do të keni mundësinë të sodisni edhe pamjen më të mirë të pesë minareve dhe të një hapësire spiriruale, e cila shtrihet në 3000 metra katrorë.
Pazari i Vjetër Khan el – Khalili
Khan el – Khalili mund të konsiderohet si eksperienca më e mrekullueshme e blerjes. Ky Pazar i vjetër është një labirinth koleksionesh, ku mund të gjesh thuajse gjithçka ju shkon në mendje nga një vend antik dhe multikultural.
El Fishawy
Kafeteria më e vjetër dhe e famshme në Kairo është pikërisht Fishawy, ku mund të gjeni kafenë arabike të servirur me shurup dhe çajrat me shije shumë ekzotike.
Pjatat Tradicionale – Ful Medames
Një ndër pjatat më të famshme të kuzhinës egjiptiane, e cila përbëhet nga një përpunim pureje e fasuleve, e shoqëruar me vaj ulliri, hudhra dhe lëng limoni.
Pija Tradicionale – Sahlab (Salep)
Baza e kësaj pijeje është rrënja e orkidea-s së purpurt, e shoqëruar me fara susami, fistikë, arrë kokosi, sheqer, qumësht dhe e mbuluar me copëza rrushi të thatë dhe arra.
Ku mund të qëndrosh në Kairo
Fairmont Cairo Nile City
Cairo Marriott Hotel & Omar Khayyam Casino
Safir Hotel Cairo
Ramses Hilton Hotel
Le Meriden Pyramids Hotel Cairo