Tashmë që pranvera erdhi dhe dëshira për të udhëtuar bëhet e madhe, rrugëtimi ynë i radhës shkon në një qytet mesjetar në zonën flamene të Belgjikës. Një qytet shumë interesant i cili i ka dhuruar Evropës një histori të gjatë dhe plot të panjohura. Po flasim pikërisht për Bruges që në gjuhën tonë shqiptohet (Bruzh), konisderohet si një ndër qytet më të vjetër të Evropës veriore dhe është një vend që duhet vizituar patjeter nëse ju bie rruga apo më mira akoma nëse i dedikoni disa ditë pushimi. Pikërisht për këto të fundit vjen për ju ky artikull që mundohet t’ju bëjë një përshkrim të këndshëm rreth asaj që do të gjeni në Bruges.
Nëse ndonjëherë keni dizenjuar me fantazinë tuaj një qytet mesjetarë atëherë në Bruges jeni pikërisht pjesë e përrallës së kësaj fantazie. Imazhi piktoresk që të ofrojnë kanalet që i kalojnë qytetit përmes të kombinuara me rrugët e kalldrëmta dhe godinat buzë tyre janë dëshmia e kësaj imagjinate. Qyteti e ka ruajtur me fanatizëm stilin e tij unik, duke i ofruar banorëve dhe vizitorëve të shumtë një eksperiencë të këndshme. Sidomos gjatë periudhës së pranverës kur gjithçka merr një tjetër pamje për shkak të ngjyrave të luleve në oborret historike të vilave më të njëjtin kulm.
Origjina
Bruges, është një lokalitet shumë i vjetër si shtrirje dhe si toponimi. Nga gërmimet arkeologjike rezulton se datimet e para të këtij qyteti janë gjatë përiudhës së bronzit, dhe mandje në atë të hekurit. Fortifikimet e para të cilat janë ende të dukshme i takojnë pushtimeve të Jul Qesarit në zonën që edhe sot quhet kështu Menapii, kjo në shekullin e parë përpara Krishtit, poe në rrjedhën e historisë Brouges shkëlqimin e pati në mesjetë.
Bruges i ka shërbyer veriut të Evropës si një mburojë që ka penguar hyrjen e pushtuesve nga jashtë dhe gjithashtu ka shërbyer si një zonë ushtarake që ka prodhuar gjithnjë figura të rëndësishme të qytetërimit të kontinetit të vjetër.
Kulla Belfort
Godina me e famshme Belfort e cila ngrihet rreth 83 m lartësi, qëndron në qendër të qytetit si një gjigand mesjetarë i ndërtuar në shekullin e 13-të. Brenda saj nuk ofrohet shumë çka, por eksperienca e ngjitje deri në majën e kullës është e mahnitshme, 366 shkallë për të arritur një pamje të jashtëzakonshme nga maja e saj. Një pamje shumë panoramike që do t’ju mbetet gjatë në kujtesë. Gjithashtu kambanari i madh i cili ruan ende mekanizmin e vjetër origjinal është një tjetër atraksion i kullës Belfort. Sigurohuni që ngjitjen ta realizoni me një mik sepse kjo e fundit nuk zgjat pak.
Muzeu Groening
Bruges, është një vend për t’u eksploruar, me një numër të madh muzeumesh dhe galerish kryeqyteti flamen fsheh vepra të rëndësishme. Muzeu Groening, mbart në sallat e tij një numër të madh veprash me rëndësi, jo vetëm për artin Belg, por edhe atë evropian. Emrat më të mëdhenj të artit primitiv dhe atij rilindas Falmen qëndrojnë krylarta në dritat e këtij muzeumi që ofron edhe një ekspozitë permanente të artistëve si Jan Van Eyck. Pikërisht një ndër kryeveprat e Eyck e realizuar në viti 1436, “Madonna with Canon George Van der Paele”, për të vazhduar më pas me një ndër emrat më të rëndësishëm si Gerard David, “Judgement of Cambyses” e viti 1498. Vizionin e këtij qyteti do e gjeni të dizenjuar në muralet e këtij muze nga Jan Anton Garemijn. Gjini të tjera artistike të fillim viteve të shekullit të shkuar me emra të rëndësishëm të gjinisë simbolike si Fernand Khnopff, e tablotë surealiste në kanavacat e Magritte dhe Delavaux. Ndërkaq ekspresionizmi flamen, patio një infruencë të kubizmit Gjerman të cilën e gjen në sallat e këtij muzeu.
Bazilika e Heilig-Bloed
Qendra administrative e qytetit shkrihet në mënyrë të këndshme dhe thuajse të padukshme me një ndër godinat më të famshme të qytetit, basilikata Heilig-Bloedbasiliek. Kjo bazilikatë mendohet se ruan një sekret të madh, një provzë cilindrike e cila përmban disa pika gjaku të Jezu Krishtit, e cila mendohet se u soll në këtë vend gjatë kryqëzatave të shekullit të 12. Dera kryesore të drejton tek shkallët shumëngjyrëshe që të ngjisni në faltoren e argjendëtë, një ndër më të bukurat e kishave mesjetare. Gjithashtu një ndër dhomat i dedikohet pikërisht faltores së vjetër të murgjve katolikë.
Bashkia “Stadhuis”
Një godinë shumë eblematike e qyteti është gjithashtu Stadhuis, që në gjuhën vendase do të thotë godina e bashkisë. Me një fasatë 1420 m2, Stadhuis është një copëz arti e periudhës gotike. Holli i saj qëndror është po ashtu mishërimi i një holli mbresëlënës së periudhës më brilante të arkitekturës.
Arkitektuar e ’t Begijnhuisje
Qyteti ofron një pamje të jashtëzakonshem sapo hyn në portat e tij të vjetra, sheh rreshtin e shtëpive që i qasen kanaleve ujore, të ndëruara si komplet në shekullin e 17-të. Një pjesë e këtyre shtëpive janë kthyer në muzeume të vizitueshme nga turistët për t’u njohur me jetën e flamanëve. Aredimi shumë “rustiko” i kuzhinave dhe ambienteve të banimit të kujton shtëpitë e fshatit, por të realizuara me një sharm mbreslënëse. Disa prej shtëpive janë kthyer në shtëpi për pushuesit që kërkojnë një eksperinecë Belge.
Tradita e “Chocolate Line”
Bruges ka rreth 50 dyqane cokollatash, por vetëm 5 prej tyre jane historike dhe e realizojnë atë në mënyrë artizanale. Mbi të gjitha dhe më e famshmja është “Chocolate Line”, aty mund të gjesh shije të jashtëzakonshme dhe kombinime për të cilat nuk ju ka vajtur mendja, në këtë dyqan kaq të ëmbël punon edhe një prej teknikëve të çokollatës më të famshëm në botë Dominique Persoone, i cili mban titullin, “shock-o-latier”.
Kafeteria ‘t Brugs Beertje
Shumë e famshme në të gjithë Bruges, Belgjikë dhe më tej kjo kafeteri është e mbushur me objekte të vjetra dhe postera që dëshmojnë ekzistencën e saj dhe e bëjnë këtë vend një eksperiencë të jashtëzakonshme për t’u njohur me historinë e qytetin nga një kënvështrim tjetër. Për, (‘t Brugs Beertje) janë shkruar poezi, libra dhe shumë artikuj e kronika që prezantojnë jetën rreth tavolinës së kafesë në qytetin e vogël verior.
Çfarë mund të shijosh në Burge?!
Karbonara Flamene Stoverij
Në pamje të parë mund ta ngatërroni me një tavë dheu Franceze, por në fakt është një pjatë tradicionale Belge e cila gatuhet me mish lepur të marinuar në birrë për 12 orë, ndryshe nga ajo franceze që shuhet me verë. Kjo pjatë vjen zakonisht e shoqëruar me patate të skuqura, një shoqërues i përhershëm i kuzhinës belge.
Moules-frites / Mosselen-friet
Vera në Belgjikë do të thotë mbi të gjitha gatime deti e sidomos, midhje të detit të veriut, të cilat janë të mëdha dhe shumë të shijshme. Gjatë muajit Prill deri në fillimin e verës në qershor ato i gjeni në të gjitha restorantet të gatuara në forma të ndryshme, por më klasikja është ajo me avull dhe e marinuar me vaj ulliri, ndërsa vendasit i konsumojnë të sukuqura dhe të shoqëruara me patat furre.
Ku mund të qëndrosh në Burge?!
Grand Hotel Casselbergh
Hotel Navarra
Hotel Dukes’ Palace
Crowne Plaza Hotel
Hotel Ter Brughe
Hotel Monsieur Ernest