Kuzhina është hapësira jonë e preferuar, në të cilën padyshim investojmë shumë. Që nga kutia e koktejlit, te reçeli i gjyshes, Elegance ju sjell enët më unike amvisat fantastike.
Kutia e koktejlit
Një kuti që mban brenda saj gjithë pasionin e atyre që kanë dëshirë të shijojnë një gotë të mirë me koktejlin e tyre të preferuar. Ky paketim luksoz ka në brendinë e tij edhe një set gotash kristali.
Çmimi 12,000 £
Set për servirjen e peshkut
Një dizajn unik në material argjendi, ky set na rikthen magjinë e fillim viteve të shekullit të shkuar.
Çmimi 3920 £
Vazo reçeli
Ju ka marrë malli për reçelin e gjyshes?! Atë nuk jua sjellim dot, por ju propozojmë një vazo shumë të këndshme të dizenjuar me shumë dashuri nga qelqpunuesit çekë.
Çmimi £625
Servis supe
Elegante dhe me një stil të pagabueshëm, ky servis për supat të kujton detin dhe kënaqësinë e ditëve të ngrohta të verës.
Çmimi 4,270£
Dekantues Vere
Set për dekantimin dhe servirjen e verës i realizuar në çelik.
Çmimi 40 £
Ftohës Shampanje
Një objekt shumë i veçantë për të ftohur shampanjë dhe për t’u argëtuar mbrëmjeve mondane në shtëpi.
Çmimi 1,193£
Set shkopinjsh japonezë
Nëse e adhuroni ushqimin japonez dhe kulturën e këtij populli të jashtëzakonshëm, atëherë ky set është i duhuri për të shijuar sushi dhe për të jetuar si aziatikë të vërtetë.
Çmimi 545£
Pjatë Kaviari
Realizuar në porcelan Limoges, kjo pjatë është për ata që shijojnë kaviarin dhe u pëlqen delikatesa.
Çmimi 210£