Nuk është një mirazh, por një tendë luksoze dhe fantastike, në mes të shkretëtirës. Tenda është pagëzuar si “Camp Sarika”, është pjesë e grupit “Aman” dhe konsiston me një spot ideal për t’u relaksuar në natyrën e egër.
I ndodhur në shkretëtirën Utah, tenda dhuron jo vetëm pamje fantastike, por fusha të shumta tenisi, tarraca magjepsëse dhe pishina private, jacuzzi, të cilat janë dekoruar mjeshtërisht nga studio e mirënjohur “Luxury Frontiers”.
Një tjetër bonus është edhe kuzhina fantastike, e cila ofron më të mirën e kulinarisë native amerikane. Shefi i mirënjohur Anthony Marazita, servir pjata mahnitëse, të cilat rrëmbejnë çdo shqisë.
Në mes të natyrës së egër, mund të meditoni, të bëni trajtime spa, yoga dhe gjithçka që ju dhuron qetësi mendore.
E përmendëm teleskopin me të cilin mund të kundroni universin?