Nëse e keni më lehtë të ndiheni ndryshe nga të tjerët, në harmoni me veten, natyrën, dhe plazhe të dedikuara për ju, është momenti të zbuloni thelbin e Mesdheut. Tetë ishuj idealë për t’u eksploruar nga ju, për disa ditë pushimesh të paharrueshme…
Provoni të bëni diçka ndryshe këtë verë! Vendosni të shkelni, në ato vende ku pak kush para jush kanë provuar të shkojnë, për të provuar aventura në plazhe të rralla, të cilat nuk mund të jenë destinacioni i zakonshëm apo zgjedhje e të gjithëve. Qartë! Këto ishuj për arsye të ndryshme, largësie, apo terrenet diku me lagështirë, dhe diku të thata, i kanë shndërruar në vende të vetmuara, jashtë flukseve tipike turistike gjatë sezonit veror. Deri sa dikush nuk ka mundur të zbulojë aspektet e bukura dhe unike të tyre, keni rastin ideal për t’u bërë ju të famshëm. Për të rrëfyer mandej gjithë eksperiencën e provuar së pari nga ju! Sepse ka vende që në ADN-në e tyre, për shkaqe gjeografike apo distance, janë pozicionuar në terrene ku shumëkush mbërrin vetëm me imagjinatë. Por, ne jua bëjmë të prekshme këto mrekulli të Mesdheut, të cilat mund të jenë zgjedhja juaj e kësaj vere…
Ishulli Andros, Greqi
Më shumë se 100 kilometra të bregdetit të thyer krijojnë një mrekulli në plazhet e njohura si Zorgos, Achla, etj., të cilat nuk janë assesi të humbura, por thjesht janë të destinuara për njerëz që duan aventurat dhe pushimet e rralla. Sakaq, udhëtimi nëpër fshatin e ishullit Andros, konsiderohet si një gjetje speciale për shkak jo vetëm të natyrës së rrallë dhe territoreve që mund të shkelësh, një udhëtim ky që ndërpritet nga kafazet e pëllumbave, fermat e fshatarëve, etj.