Hotelet që keni ëndërruar, në mes të natyrës

E rrethuar nga ishujt, liqenet, pyjet dhe malet plot dëborë, Suedia është e bekuar me një natyrë fantastike, e cila e bën një prej destinacionet më fantastike.
Natyra është padyshim mikesha jonë më e mirë dhe ne jemi gjithmonë në simbiozë me të, ndaj lumturohemi për çdo çast që kalojmë dhe prehemi në mjedise natyrore.
Pikërisht në Suedi, do të gjejmë një parasjë të vogël ekologjike, e cila këtë vjeshtë premton të kthehet në një prej “arratisjeve” të ëmbla, në të cilat do të eksplorohen “skutat” mahnitëse të Suedisë.


Stedsans in the Woods
“Stedsans in the Woods” është një prej hoteleve më mbresëlënës të Suedisë, i deuar prej Mette Helbæk dhe Flemming Schiøtt Hansen, dy shefa kuzhine, të cilët adhurojnë ushqimet natyrore dhe bio.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


“Stedans in the Woods” ngrihet në Suedinë veriore dhe përmban një farmë fantastike, 15 kabina prej druri, ku mund të gjeni rehatinë e dëshiruar. Gjithashtu, tenda luksoze në pyll, sauna, banja suedeze dhe restoranti që ofron pjata tejet të shijshme dhe bio, sipas sezonit.


Wanås
“I humbur” në zonën e Skåne, “Wanås” është një hotel fantastik, i cili menaxhohet nga një familje suedeze. Wachtmeister-t e kanë pasur nën pronësi hotelin për më shumë se 9 gjenerata dhe kanë krijuar edhe një fondacion arti.


Ecja në relievet malore të Suedisë dhe leximi pranë zjarrit janë disa nga kënaqësitë e vogla, por përmbushëse që ofron “Wanås”.


The Loft House
10 metër mbi sipërfaqen e tokës, kjo kabinë gjigante prej druri është dizenjuar nga arkitektja Hanna Michelson dhe ofron një pamje përallore të zonës ??Häsingland, e njohur për akitvitetin e skive.
“The Loft House” ka interior minimalist, është frymëzuar nga shpirti japonez dhe ndahet në një syprinë dykatëshe. Në katin e parë, do të gjejmë dhomën e pritjes, krevatin super komod, tualetin dhe një kuzhinë të vogël, ndërsa kati i dytë i dedikohet meditimit, yoga-s dhe kulturës së çajit japonez. Një dhomë totalisht Zen, e rrethuar nga natyra.


Një bonus joshës? “Orbaden Spa & Resort”, e specializuar për masazhet nordike.

The 7th Room
Në dimrin e vitit 2017, dyshja brilante Kent dhe Britta Lindvall, prezantuan një projekt brilant, The 7th Room! Ishte një ëndërr fëmijërie, me një prekje stili dhe luksi. Arkitektët aspiruan krijimin e një ambienti të jashtëzakonshëm dhe të shkëputur nga bota. I lartë, me shumë hapësirë dhe luks, “The 7th Room” është padyshim një hotel unik, i cili dhuron një eksperiencë fantastike.


Peizazhet mahnitëse të aurorave të vendeve nordike janë lehtësisht të dukshme, sepse hoteli është i veshur me xham.