Parisi nuk ndalon së na surprizuari! Arti bashkëkohor meriton një promovim spektakolar dhe të veçantë, ndaj njihuni me Mad Dimension, i cili me të vertëtë na dërgon në një dimension të ri, super fantastik!
Rezervoni një vizitë në Mad Dimension, bëni gati telefonin, zgjidhni filtrin e preferuar në Instagram dhe bëhuni gati për një rrugëtim magjik, i cili ju dërgon në një univers krejtësisht të ri, surreal, plot me ngjyra vibruese!
Mjafton një vizitë në muzeun bashkëkohor, për të kuptuar se imagjinata nuk njeh limit.