Jemi zyrtarisht në vjeshtë, në sezonin e pulovrave të buta, batanijeve të ngrohta, shajeve të mëdhenj, filxhanëve me kakao dhe librave të bukur.
Dilemës se çfarë të lexoni gjatë vjeshtës, i jep fund ky artikull.
“Valsi i lamtumirës” nga Milan Kundera
Çmimi 1,000 lekë
Kima është një instrumentist i mirënjohur xhazi, i cili e dashuron pafundësisht gruan e tij, por njëkohësisht i jepet me mish e shpirt aventurave. Një ditë, qetësia e tij prishet kur merr një telefonatë dhe një infermiere e re me të cilën ka kaluar 2 orë pasionante në një qendër termale, e njofton me një zë patetik se është shtatëzanë dhe se babai është pikërisht ai.
Një komedi e zezë përshkon ngjarjet dhe jetën e Klimës. Jeta e tetë personazheve ndërthuret dhe krijohet një vals marramendës, një vorbull e vrullshme, e cila ndryshon jetë dhe këndvështrime.
Me mjeshtërinë që e karakterizon, edhe në këtë vepër, Kundera gërsheton me humor dhe seriozitet tematika serioze si: tradhtia, dashuria e fajshme dhe e pafajshme, xhekozia, faji, miqësia dhe vdekja. Çfarë dimë ne për moralin dhe si ndryshon koncepti i moralit sipas mendësisë së gjithsecilit? Mund të jemi njëkohësisht don zhuanë dhe shenjtorë?
“Njerëz dhe minj” nga John Steinbeck
Çmimi 500 lekë
Subjekti na flet për dy burra që lodhen e rreken të kuptojnë vendin e tyre në botë, me të gjitha ndjesitë e ekzistencës. Përmes përkushtimit, vetmisë, humbjes, shpresës, rigjetjes dhe dyshimit, burrat mbërthehen te njëri-tjetri, kuptojnë më së miri dëshirat dhe këndvështrimet e tyre dhe kultivojnë mllefin për ambientin që i rrethon.
Xhorxhi dhe Leni ëndërrojnë si nomadëd, shpresojnë të gjejnë një vend ku të përkasin dhe ta etiketojnë si “të tyrin”.
“Kremlini prej sheqeri” nga Vladimir Sorokin
Çmimi 900 lekë
Zhvendosemi në Rusinë e vitit 2008. Përmes 15 kapitujve, “Kremlini prej sheqeri” na tregon rrëfime, skena dhe miniatura kaq unike, të përbëra nga trajta e personazhe, të cilët përjetojnë të njëjtën temë.
Në prag Krishtlindjesh, Kremlini i barë si bora është kopjuar në mënyrë mjeshtërore dhe është risjellë në një mënyrë krejt origjinale me një material të pazakontë: sheqerin. Mijëra kopje kremlinësh u ndahen fëmijëve fatlumë në Sheshin e Kuq. Por si gjithmonë, mes këtij bollëku, një kremlin sheqeri bie “në duart e gabuar”, në duart e desidentëve të cilët i gëzohen ëmbëlsirës në një prej mbledhjeve të tyre sekrete.
Ky simbol i sundimit përfundon te një lypës, të gratë e një burdellove dhe te ai që njihet si “llumi i shoqërisë”.
Rrugëtimi i një Kremlini prej sheqeri na rrëfen Rusinë totalitare, absurdin që e përshkon, varfërinë, ndarjen e klasave dhe një sistem i cili është gjithmonë aty, pavarësisht qytetërimeve.
“Kremlini prej sheqeri” është një rebus, i cili formon shoqërinë totalitare ruse, na rrëfen qoshet e errëta dhe qorrsokaket në të cilat ndodhin ndyrësitë dhe luhet një lojë krejt e ndyrë dhe e fshehtë mes jetës njerëzore dhe sistemeve sunduese.