5 ditë me stilin e arkitektes Kristi Jankut

E hënë
Në harmoni me natyrën, mbi të gjitha si një nga nuancat e preferuara të këtij sezoni, ky jumpsuit i lehtë, në ngjyrë ulliri, i kombinuar me një varëse të madhe me rruaza dhe sandale stil gladiator është një gjetje për fillimin e javës.

E martë
Look elegant! Fustan tubin, ku dominon ngjyra blu, është një zgjedhje ideale për takimet e pasdites në verë. Këpucët klasike në nuancë mustard, dallojnë në tërësi, bashkë me çantën e madhe të  lëkurës.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

E mërkurë
Një kapele për t’u mbrojtur nga dielli, një libër i këndshëm si shoqërues më i mirë i ditëve të verës, dhe pushime të mbara…Në fakt, stili i Kristit shkon përtej këtij profilizimi. Fustan veror me detaje artizanale, dhe një palë espadrilles komode me sfond lulesh janë kombinimi perfekt për të.

E enjte
Vera nuk kuptohet pa argëtimet e pasdites. Ky fustan që feks në jeshilen e tij, është kombinuar me sandalet në ngjyrë kafe, stil gladiator. Por, e veçanta e kësaj veshje është çanta po kafe me detaje të thurura me kashtë, që e bëjnë edhe më unike si aksesor.

E premte
Vishnja dominon në këtë pamje të Kristit, e duhura për një protagonizëm chic në evente të ndryshme. Kostumi që thekson linjat fizike, prezantohet bashkë me kuletën në ngjyrë vishnje dhe sandalet e larta, super elegante çka e shton sharmin në look-un e saj.