Është momenti të njihemi me Manami Sasaki, artisten japoneze, e cila kohën e lirë të karantinës e shpenzoi më së miri, duke dekoruar vaktin e mëngjesit, në mënyrë shumë të këndshme dhe origjinale.
Në kuzhinën e saj në Tokio, Sasaki ndërthur imagjinatën e saj me elementet identifikuese të artistëve mbarëbotërorë si Picasso, Mondrian; sjell rikrijime të rrymave të ndryshme artistike; abstraksione të Mickey Mouse, madje edhe artin e librave me comics.
Të gjithë artin e saj mund ta gjeni në llogarinë e saj në Instagram, @sasamana1204. Në një intervistë për Vogue, artistja autentike shprehet se: “Arsyeja pse nisa të bëja art në tost ishte pandemia. Puna nga shtëpia më çoi drejt zgjimit në orët e para të mëngjesit dhe përtacisë. Doja të zgjohesha herët, të krijoja një rutinë mëngjesi e cila do të më emociononte. Pikërisht, në këtë moment nisa të bëja art dhe ta konsumoja për mëngjes”.
Elegance ju sjell disa prej krijimeve të artistes japoneze.