The Planter Show, ekspozita që sjell artin në vazot e luleve

Natyra flet në gjuhën e luleve dhe duke parë potencialin e jashtëzakonshëm të bimëve më të bukura, të cilat frymojnë pranë nesh dhe na e bëjnë jetën edhe më të bukur, është çelur një ekspozitë e pazakontë, e cila përmes 40 vazove dhe bimëve, na rrëfen sa mahnitës mund të jetë kombinimi i artit dhe natyrës.

Ekspozita i përket galerisë “Fort Makers” dhe është pagëzuar si “The Planter Show”. Një numër i madh bimësh dhe vazosh shumëngjyrëshe mbushin hapësirën e galerisë, duke mahnitur vizitorët virtualë.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Kjo ekspozitë është realizuar me punën e madhe të artistëve dhe dizajnerëve të ndryshëm, ku mund të përmendim: Harry Nuriev, Laura Chautin dhe Shino Takeda. Përmes botëkuptimit dhe talentit të tyre, artistët kanë lënë imagjinatën të rrjedhë e lirë në perimetrin e galerisë, me të njëjtën forcë si Nëna Natyrë.