Edhe 2021 premton të jetë viti i Dua Lipa, e cila ka korrur suksesin e radhës, duke qenë në kopertinën e numrit më të ri të prestigjozes “Vogue”.
Në fakt, nuk është hera e parë që këngëtarja e famshme paraqitet në “Vogue”, por këtë herë na ka servirur një look ndryshe, trasgresiv, teksa pozon përballë aparatit të revistës së mirënjohur.
Në intervistën ekskluzive për “Vogue”, Dua flet edhe për tekstet e saj, të cilat janë reflektimi i gjendjes shpirtërore dhe mendimeve të saj. “Duhet të luftoja demonët e brendshëm. Doja të shkruaja tekste të cilat reflektonin dhimbjen dhe thyerjet e zemrës. Duhet të luftoja me këto ndjese sespe mendoja me veten: “Jam e lumtur. Meritoj të jem e lumtur!”, – shprehet ndër të tjera e talentura Dua Lipa.