ONE Telecommunications shënon rritje në numrin e përdoruesve

Një sukses i ri për kompaninë e telekomunikacionit, ONE Telecommunications! Ndonëse përpara një viti debutoi në treg, ONE Telecommunications duket se ka rrëmbyer vëmendjen e shqiptarëve, falë ofertave dhe rrjetit që sjell, duke përmirësuar çdo ditë komunikimin.


Sipas të dhënave të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), One Telecommunications është operatori i cili ka raportuar një rritje prej 2.5% më shumë, krahasuar me vitin e kaluar. ONE është operatori i dytë më i madh në Shqipëri dhe në fund të vitit 2020, numëronte rreth 873 mijë përdorues. Kjo i jep ONE një pjesë shumë të rëndësishme të përdoruesve aktivë të telefonisë, plot 34.7%, shifër e cila është pa dyshim një arritje e konsiderueshme, duke marrë parasysh faktin se gjatë këtij viti telefonia në Shqipëri nuk ka pësuar ndryshime.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Në të njëjtën kohë, ONE raportoi edhe rritjen më të lartë të përdoruesve të internetit me brez të gjerë nga rrjeti i vet. Sipas shifrave të AKEP, numri i përdoruesve të internetit dhe rrjetit ONE u rrit me 26.6%, kjo edhe për faktin se operatori i telekomunikacionit ofron një rrjet të shpejtë, të sigurt dhe të pastër.