Eventi madhështor Golden Globes 2021 u mbajt në kushte të pazakonta, por sërish ia doli të na mahnisë me parakalimet madhështore të personave më me influencë në botë.
Ndër aktoret më të kuruara ishte pa dyshim Nicole Kidman, e cila shkëlqeu me një krijim fantastik nga Louis Vuitton.
Në Elegance ju rrëfejmë disa nga sekretet e fustanit mahnitës:
1. Sa orë u deshën për të sjellë në jetë një kryevepër të tillë? Plot 425 orë! Kjo është koha dhe ky është fustani që e bëri Kidman të rrëmbente të gjithë vëmendjen. Nicole Kidman u nominua për “Aktoren më të Mirë” në “The Undoing” dhe u duk rrëzëllitëse me fustanin e sofistikuar të gjigantit të modës.
2. Krijimi? Fustani përbëhet nga 4 zinxhirë, të krijuar nga kristale që theksuan edhe më tepër siluetën delikate të aktores. U deshën plot 25 orë që zinxhirët të “fiksoheshin” në fustan.
3. Aksesorët? Kjo çantë e artë dhe këto këpucë plot shkëlqim!
4. Rezultati? Siç pritej: Mbresëlënës!