Halloween po afron! Frymëzohuni nga V.I.P-at për veshjen e duhur!

Po vjen Halloween, dita kur shpirtrat gjenden pranë tokës dhe ne mortalët kemi si mision t’i intimidojnë, ndaj ju sjellim disa sugjerime për t’u dukur “spooky” dhe pse jo, edhe seksi.

 

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Morticia Adams

Një smoky eye dramatik, buzë të kuqe plot pasion dhe një fustan i gjatë i çarë në njërën anë, gjithçka gati për të qenë ikona e stilit në botën e horrorit.

 


Ariel

Kylie Jenner sjell këtë propozim dhe ne mendojmë se do t’ju pëlqejë shumë!

 


Barbie

Në një botë plot me kostume të frikshme, mund të jeni një Barbie!

 


Maleficent

Ose, të jeni Angelina Jolie në rolin e Maleficent, mbretëreshës së ligë, që nuk është edhe aq e ligë.

 


Cupid

Edhe nëse nuk e keni gjetur dashurinë, me këtë kostum do të qëlloni në shenjë.

 


Caroline

Kosto shumë e ulët, veshje shumë e veçantë!

 


Sandy

Gigi Hadid sjell këtë veshje interesante, e cila nuk ju merr shumë kohë, por ju bën të dukeni ikonike!