Çfarë e bën të premten një ditë fantastike (pavarësisht faktit që është e premte)? Një koktejl plot shije!
Këtë herë, kemi përzgjedhur Meyer Lemon Rosemary Gin Fizz!
Përbërësit:
Për shurupin e rozmarinës:
2 gota ujë
2 gota sheqer
2 tufa rozmarinë
2 limonë me lëkurë të trashë
Për gin fizz:
4 oz gin
3 oz lëng limoni të freskët
1 ½ e shurupit të përgatitur
Lemon soda/ Schweppes
Disa gjethe rozmarine për dekor
Copëza limoni
Përgatitja:
Vendosni një tenxhere të vogël dhe në të shtoni ujin, sheqerin, gjethet e rozmarinës dhe lëkurën e limonit. Sapo të jetë bërë gati, përzieni edhe për 2 minuta, derisa të jetë shkrirë i gjithë sheqeri. Hiqeni nga soba dhe lëreni për 15 minuta të ftohet.
Në një shaker koktejli hidhni ujë, gin, lëng limoni dhe shurupin e përgatitur. Tundeni mirë për 15 sekonda.
Përgatisni gotën. Hidhni akull, Schëeppes/ lemon soda dhe më pas, shtoni gjethe rozmarine dhe lëkurë limoni.
Ju bëftë mirë!