Klara Kristin është sinonimi i multitalentit! Këngëtarja, aktorja dhe modelja çel dyert e shtëpisë në Montreuil dhe na rrëfen pak nga jeta e saj tejet interesante.
Një vajzë me shumë stil
E frymëzuar masivisht nga vitet 60’ dhe 70’, Klara është influencuar nga stili parisian dhe historia e kryeqytetit të modës.
Edhe në muzikën e saj, na sjell një vibe shumë të këndshëm të Françoise Hardy.
Le të themi se Klara nuk paraqitet vetëm me një stil. Ajo zgjedh të na surprizojë herë duke rrëmbyer veshje nga garderoba e gjyshes, herë si tomboy, ndonjëherë si vajza më glamur e qytetit dhe shumë herë trasgresive. Një kameleon në veshje, gjithmonë e paparashikueshme!
Karriera
Nga billbordët e modelingut në podiumet e koncerteve, Klara ka debutuar edhe një një rol tejet të guximshëm, në filmin “Love” të Gaspar Noé. Ajo veshi petkun e një adoleshenteje eksperimentuese, e cila përfshihet në një marrëdhënie seksuale me një çift të ri.
Por, dashurinë për modën e zhvilloi në Festivalin e Cannes, ku drejtori artistik i Saint Laurent u dashurua çmendurisht me portretin dhe ndjesitë që transmetoi vajza daneze.
Sot, Klara vijon të na frymëzojë me të gjitha daljet e saj publike apo në qytet, me shijen e hollë dhe të rafinuar të stilit, si dhe me talentin e saj të gjithanshëm.