Róbert Budafoki është përgjegjës për portofolin ndërkombëtar të telekomunikacionit si dhe për integrimin e kompanive shqiptare.
Fakte kryesore
- Përcaktohet strategjia ndërkombëtare e telekomunikacionit të grupit 4iG.
- Róbert Budafoki caktohet Zëvendëspresident i 4iG International, me qendër në Tiranë.
- Róbert Budafoki do të jetë përgjegjës për portofolin e telekomunikacionit ndërkombëtar të grupit dhe do të menaxhojë gjithashtu integrimin e kompanive shqiptare ALBtelecom dhe ONE Telecommunications. Menaxheri i ri ka një përvojë të madhe dhe ekspertizë të gjerë për të mbështetur rritjen e portofolit të 4iG-së në Ballkanin Perëndimor.
Grupi 4iG ka zhvilluar një strategji ndërkombëtare të telekomunikacionit për kompaninë që vendos një strukturë të re të qeverisjes së korporatës. Që nga 6 qershori 2022, Róbert Budafoki emërohet Drejtues i 4iG International, duke udhëhequr portofolin ndërkombëtar të telekomunikacionit të grupit. Si Zëvendëspresident i 4iG International, me qendër në Tiranë, përgjegjësitë e tij përfshijnë filialet kryesore në Ballkanin Perëndimor: One Crna Gora në Mal të Zi, si dhe One Telecommunications dhe ALBtelecom në Shqipëri. Detyra e tij kryesore është të mbikëqyrë integrimin e kompanive shqiptare. Operatori celular me bazë premium në Mal të Zi, One Crna Gora, u bë pjesë e 4iG Group në dhjetor 2021. ALBtelecom, operatori i tretë më i madh celular në Shqipëri, lider i tregut për shërbimet fikse, internetin dhe TV-n, dhe One Telecommunications, operatori i dytë celular me rritjen më të shpejtë në Shqipëri, iu bashkuan së bashku grupit në Mars 2022.
“Strategjia e rritjes së grupit 4iG bazohet në megatrendin e konvergjencës mes shërbimeve IT dhe telco: qëllimi ynë është të zbatojmë inovacionin dhe teknologjinë e së ardhmes në shërbimet e telekomunikacionit të grupit. Ne ofrojmë vazhdimisht shërbime inovative, të informacionit e komunikimit me cilësi të lartë për klientët tanë dhe besojmë se z.Róbert Budafoki do të përmbushë pritshmëritë e filialeve tona në Ballkanin Perëndimor. Për shkak të ndryshimeve të vazhdueshme teknologjike në celular (5G) dhe për shkak të historikut avantazhues të 4iG në IT, ne kemi shpresa të mëdha që grupi do të tejkalojë pritshmëritë tona të parashikuara”. – theksoi Peter Fekete, Zëvendësdrejtor Ekzekutiv për blerjet në 4iG Plc.
Ekspertiza profesionale e Róbert Budafoki konsiston në planifikimin strategjik, mbikëqyrjen e situatave komplekse, si dhe menaxhimin e integrimit të kompanive shqiptare. Ai ka përvojë të jashtëzakonshme në B2B, strategjinë e “kthimit në rritje”, transformimin digjital, softuerin e korporatës dhe sigurinë kibernetike. Pas diplomimit në Universitetin e Teknologjisë në Budapest si inxhinier elektrik, ai filloi karrierën e tij në teknologjinë e informacionit të komunikimit në vitin 1991. Róbert Budafoki ka disa vite që punon në industrinë e telekomunikacionit. Ai ka mbajtur detyrën e Drejtorit Ekzekutiv të T-Systems Hungary, Drejtori Komercial të Telekom Hungarez dhe Zëvëndës President i Korporatës, të kompanisë Saudi Telekom.
Shënime sqaruese:
Róbert Budafoki
Ai ka një diplomë në inxhinieri elektrike nga Universiteti i Teknologjisë në Budapest. E filloi karrierën e tij në KFKI në 1991 si inxhinier i sistemeve kompjuterike dhe punoi në Olivetti si inxhinier sistemi e më vonë si menaxher produkti dhe klienti nga viti 1992. Ka qenë një prej themeluesve të Cisco Systems Magyarország Ltd në 1995. Që nga viti 1997 ka qenë Drejtor Menaxhues i saj. Më vonë, nga viti 2006, ai ishte Drejtor i Partneritetit dhe Marketingut për rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore. Ka qenë themeluesi dhe Drejtori Ekzekutiv i Central Europe On-Demand Zrt (CEOD), një ofrues i softuerëve dhe shërbimeve kompjuterike cloud në njëmbëdhjetë vende në rajonin e Evropës Qendrore dhe Juglindore (Austri, Bullgari, Qipro, Republikën Çeke, Poloni, Hungari, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Serbi, Turqi) që nga viti 2008. Nga 1 qershor 2011, ai u bë Zëvendësdrejtor Ekzekutiv i Magyar Telekom, kreu i Njësisë së Biznesit të Shërbimeve të Korporatës (T-Systems), dhe nga 1 tetor 2012, ai mbajti postin e Drejtorit Ekzekutiv të T-Systems Magyarország Zrt. Nga janari 2014, ka ushtruar detyrën e Zëvendëspresidentit (i komanduar), përgjegjës për segmentin e korporatave të kompanisë Saudi Telecom. Ai ka punuar si konsulent i lartë për firmën e konsulencës së informacionit dhe komunikimit Arthur D. Little midis 2015-2020. Ai ka qenë Partner Menaxhues i Cydrill Software Security që nga janari 2019.
4iG Plc me bazë në Budapest është integruesi kryesor i sistemeve IT të Hungarisë me interesa të rëndësishme në tregjet vendase dhe rajonale të telekomunikacionit. Kompania ka qenë e pranishme në tregun e teknologjive inovative IT të pavarura nga industria për më shumë se 27 vjet. Kompania po zgjeron vazhdimisht shërbimet dhe portofolin e saj për të përmbushur nevojat dhe kërkesat në ndryshim të tregut të info- komunikimit. Grupi punëson më shumë se 6,900 punonjës. 4iG është një ofrues zgjidhjesh me spektër të gjerë me interesa të rëndësishme në IT, telekomunikacion, telekomunikacion satelitor dhe zhvillimin e infrastrukturës së telekomunikacionit. Kompania, e listuar në Bursën e Budapestit, synon të krijojë një pozicion dominues në treg në një gamë të gjerë shërbimesh të komunikimit të informacionit në Hungari, Evropën Qendrore Lindore dhe Ballkanin Perëndimor. 4iG është një nga investitorët më të mëdhenj në sektorin shqiptar të telekomunikacionit. www.4ig.hu/home
Më shumë informacion:
4iG Plc
Peter Elkán
Drejtor i Komunikimit dhe Marketingut
[email protected]