Çdo arkitekt ka një raport shumë të mirë me gjeometrinë dhe format, por Arata Isozaki shkon në një tjetër nivel, i dedikon jetën dhe karrierën formësimit të gjeometrisë dhe përjetësimit në arkitekturë. Isozaki përdor format gjeometrike për të krijuar kryevepra që jo vetëm tërheqin vëmendjen, por i shërbejnë kaq shumë estetikës urbane me qartësinë, unitetin dhe pastërtinë që reflektojnë.
Jeta
Arata Isozaki ka lindur më 23 korrik, 1931 në Kyushu, Japoni dhe është etiketuar si “perandori i arkitekturës japoneze” dhe “inxhinieri kontravers”. Arkitekti japonez shquhet për një stil të pastër, unik dhe identifikues, duke i dhënë rëndësinë e duhur detajeve dhe formave perfekte gjeometrike.
Isozaki ka studiuar në Universitetin e Tokios dhe është diplomuar më 1954, ku siguroi mbështetjen e profesorëve të tij. Pas përfundimit të studimeve, pedagogu i tij, Kenzo Tange do të shërbente si katapultë për ta orientuar drejt arkitekturës së gjeometrisë. Isozaki dhe Tange bashkëpunuan për 9 vite, derisa Arata licensoi studion arkitekturore “Arata Isozaki & Associates”.
Karriera
Arata Isozaki ka një numër të madh projektesh dhe çmimesh. Fillimisht krijimet e tij u fokusuan në qytetin e lindjes, ku dizenjoi librarinë e qytetit më 1966, për të vijuar me bankën “Oita Branch” (1967) duke vendosur koncepte të reja tejet progresive, të cilat do të frymëzoni arkitektët dhe brezat pasardhës.
Isozaki ka lënë gjurmën e tij kudo në Japoni, veçanërisht me Muzeumin e Arteve Moderne në Takasaki (1974), një hapësirë tejet e rafinuar, e cila përmban historinë e evolucionit të artit japonez.
Pas suksesit të padiskutueshëm në vendlindje, arkitekti japonez u zhvendos në Los Angeles, Kaliforni, për të krijuar Muzeumin e Arteve Kontemporane (MOCA) më 1986.
Arkitekti i Walt Disney
Ky projekt madhështor nuk kishte si të mos vlerësohej nga gjigandi i animacionit Walt Disney. Pra, brenda një periudhe relativisht të shkurtër. Arata Isozaki u kthye në arkitektin e Disney-t. Krijimi i tij madhështor Team Disney Building në Orlando (1990) e listoi në rrethin e postmordenistëve të cilët kanë kontribuar në arkitekturën amerikane. Walt Disney i besoi 100% dhe e lejoi arkitektin japonez të krijonte sipas konceptit të tij, ndaj në ndërtesën e Disney gjejmë teorinë më të rëndësishme të vendeve aziatike, raportin mes së mirës dhe së keqes (yin-yang).
Arata Isozaki njihet për stilin e tij shumë identifikues dhe të fuqishëm, i cili projektohet në Kullat e Artit Mito, në Japoninë e viteve 1990-të dhe dëshirës së zjarrtë të arkitektëve për futuristiken, modernen dhe progresiven. Kullat e Artit Mito përbëjnë një ndërtesë komplekse, të shndëritshme, ku në 300 kate mund të gjejmë figura të shumta gjeometrike dhe një katalog artistik i cili përmbledh të gjithë kulturën japoneze.
Por kontributi i Arata Isozaki & Associates nuk kufizohet vetëm në Japoni apo ShBA. Vlen të përmenden kryevepra si Stadiumi Olimpik, në Barcelonë (1992), Museumi Domus në Spanjë (1995), Kolegji Medicinal, Katar (2003). Gjithashtu, në shpërthimin urbanistik që Kina përjetoi, një gjurmë të pashlyeshme la pikërisht Isozaku me dizenjimin e Qendrës Kulturore Shenzhen (2005), Museumin e Historis Hezheng (2008) dhe Hollin e Simfonisë të Shanghai (2014).
Kullat Allianz
Kur themi se mosha është thjesht një numër kemi parasysh Isozakin, i cili në moshën 80-vjeçarë, së bashku me arkitektin Andrea Maffei përfunduan Kullat Allianz, ndërtesa më e lartë në itali. Qiellgërvishtësi modern ka lënë pas të shkuarën dhe është frymëzuar nga e ardhmja. Ngjyra dominuese është ajo e artë dhe të 50 katet e ndërtesës janë një kryevepër arkitekturore.
Vlerësimet
2019 ishte viti që i dhuroi talentit të arkitektit japonez çmimin prestigjoz Pritzker, i cili është praktikisht si çmimi Nobel për arkitekturën. Të tjera çmime që kanë vlerësuar talentin dhe përkushtimin i cili arrin 8 dekada:
Çmimi Annual, Instituti i Arkitekturës, Japoni (1967) dhe (1975).
Çmimi Mainichi Art (1983)
Medalje e Artë RIBA (1986)
Arkitektura në gur (1987)
Çmimi i Arkitekturës në Chicago (1990)
Çmimi i Nderit në Institutin Amerikan të Arkitektëve (1992)
Çmimi i Honorarit RIBA (1994)
Luani i Artë (1996)
Çmimin EÇ për instalacionet në Venecia (2012)