Një hapësirë e re në kryeqytet, ku një filxhan kafeje mund të gjerbet nën harmoninë e ngjyrave pastel dhe stilit elegant të ambientit. Komoditeti, fryma vintage dhe dekori i veçantë e bëjnë Lounge Bar Amorino një vend ku gjithkush ndihet në relaks të plotë.
Lounge Bar Amorino pozicionohet në një nga zonat me potencial më të lartë zhvillimi, pranë qendrës së Tiranës, në një nga akset kryesore rrugore, siç njihen ndryshe, në pallatet Shallvare. Amorino është pjesë e një objekti me vlera historike, arkitektonike dhe memories kolektive të shoqërisë. Pallati Shallvare i përkon vitit 1951- 1952, e projektuar nga arkitekti Gani Strazimiri, sipas modelit Rus, ndryshe i njohur me emërtimin apartamente popullore. Për shkak të ndryshmit të vazhdueshëm të funksioneve, vet objekti ka pësuar transformim gjatë viteve. Ideja kryesore bazohet në risjellje dhe ruajtjen e tipareve të vet objektit, ashtu si ka qenë në gjendjen fillestare, duke e restauruar veshjen e fasadës , me të njëjtën tullë të modeluar me fuga simetrike, të alternuara në volumetri. Ndërhyrja bëhet duke ruajtur të njëjtin material(tullën e kuqe), por me një kompozim më modern të tyre.