Gjithçka ju duhet në këto ditë të nxehta Vere, është pa diskutim freskia e koktejeve të cilat mund t’i shijoni, në bregdet, por pse jo edhe në një bar të kryeqytetit. Ambienti më i ri në Tiranë, e ka emrin Retro Vinyl, dhe është një mishërim absolut i stilit të vjetër të arredimit, të alternuar me një interior të kësaj natyre. Sakaq, shija unike, nga recetat e gatimeve tek koktejet speciale, vjen për të gjitha amvisat që duan të provojnë diçka ndryshe këtë sezon!
Salmon me perime
Përbërësit:
2 fileto salmoni të freskët
2 kunguj
2 karota
2 speca të kuq
2 lugë vaj ulliri
Salcë soje
Susam
Majdanoz
Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht marinojmë salmonin me kripë dhe piper dhe e lemë të pushojë për 10 minuta. Më pas, presim perimet në fije të holla, i lyejmë me kripë dhe piper dhe i vendosim në një letër alumini. Vendosim sipër salmonin e marinar, mbyllim letrën e aluminit dhe e fusim për ta pjekur në furrën e ngrohur më parë në 180 gradë celsius. E pjekim për 20-25 minuta dhe e shërbejmë në letrën e aluminit, duke e spërkatur me pakëz susam, majdanoz dhe salcë soje.