Gjeometri & stil

Arkitekti zviceran Bernard  Tschumi i njohur për “lojën” profesionale me format, ngjyrat e gjeometrinë, i gatshëm për të transformuar hapësirat private dhe publike, njihet si arkitekti i filozofisë së dekonstruktiktivizmit, me një gamë projektesh mbresëlënëse në mbarë botën .


Me praktikën e tij studentore, në vitin 1983, ai bëri bujë të madhe në radhët e arkitektëve profesionistë të kohës…I la të gjithë gojëhapur, pasi fitoi konkursin prestigjioz për “Parc de la Villete”, i konceptuar si një park kulturor me një sipërfaqe të madhe, si një hapësirë e shfrytëzuar nga artistë apo të rinj të talentuar që duan të motivohen në punën e tyre. Bernard Tschumi, arkitekti i lindur nga Zvicër, por me origjinë të përzier nga dy prindër parisien dhe amerikan, ndërthur në idetë e tij vizionare, konceptet e “ngjarjes” dhe “lëvizjes”, si dy themele të forta mbi të  cilat mbështetet besimi dhe filozofia e tij e punës. Tschumi me një gamë të gjerë lëvrimesh profesionale nga arkitektura, tek referencat e tij në disiplinat e letërsisë apo filmit, e plotëson më së miri kuadratin e tij artistik, duke zhbërë polemikat që e sulmojnë shpesh në lidhje me tendencat e tij kulturore në projektet arkitekturore. Dizajnet e tij kanë shumë elemente intrigues. Ai konsiderohet si një arkitekt që i takon postmodernizmit, dhe kjo duket se nuk ka qenë kurrë pengesë në rrugëtimin e tij të hartës së punimeve arkitekturore, të cilat kanë zaptuar hapësira të jashtëzakonshme publike. Format gjeometrike, strukturat asimetrike, loja e bukur me detajet e jashtme të fasadave të xhamit, si një kontakt i drejtpërdrejtë me natyrën, bën që modelet e tij të qenësishme të jenë simbol i palëkundur i principeve që ai ndjek në stilin dhe mënyrën e të punuarit. Ndërsa, godinat apo ndërtesat e realizuara prej tij, duket sikur evoluojnë vit pas viti, pasi çdo themel i projektit të zviceranit të talentuar ruan funksionalitetin, përtej afeksionit estetik. “Mua nuk më pëlqejnë tullat. Janë një nga ato materialet që thuajse i kam përjashtuar në punimet e mia të njëpasnjëshme. Operoj me ide të qarta që në krye të herës, nga ngjizja e projektit në letër tek materializimi i tij në terren. Vetëm kur një ndërtesë ka superuar çështjen e funksionalitetit, pra është banuar apo është vënë në shërbim të individëve, atëherë godina merr kuptim. Arkitektura është një dialog mes lëvizjes së trupave dhe hapësirës. Dhe ky dialog i pandarë bën që kryeveprat arkitekturore të mbijetojnë dekadë pas dekade”, thotë ai.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

 

Muzeumi “Alesia” dhe Parku Arkeologjik, Francë

Dy struktura të veçanta, por të lidhura me njëra-tjetrën, ku druri dhe xhami dominojnë si materiale parësore, për të ndërtuar një muze me standarde bashkëkohore. Rrethimi i jashtëm ngjan si fortifikim romak, ndërsa pjesa e sipërme e kulmit të ndërtesës përcjell një peizazh me pemë dhe bar të mbjellë.