Me diellin e Majorkës

Ndër vendet e vetme në Evropë ku ditët me diell në nëntor nuk kanë mbaruar akoma, është në ishujt Majorka, ndaj dhe Elegance këtë muaj ju ofron një udhëtim të paharruar aty, të ilustruar me fotografi të mrekullueshme.
Kur thua Majorka, ke në mendje pushime luksoze, diell, valë deti, tapas. Ky ishull spanjoll është plot me bukuri natyrore dhe stil. Në fakt, kjo duket dhe nga lista e VIP-ave që vijnë të pushojnë këtu rregullisht, si Catherine Zeta Jones, Jack Nicholson apo Claudia Schiffer. Vendet që duhet të shikoni patjetër, janë porti glamuroz në Palma apo marina chic në Puerto Pollensa, Cala D’or dhe Magaluf.

Doni të rezervoni?
Telefononi Sava Tours në 4 22 46 730 ose vizitoni faqen www.savatours.com

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Hoteli
St. Regis Mardavall Resort
Me detin mesdhe që shtrihet para tij, St. Regis Mardavall Resort është zgjedhja perfekte për të shijuar bukuritë natyrore të Majorkës. Nga ky hotel e keni plazhin dhe marinën e jahteve vetëm disa minuta në këmbë. St. Regis Mardavall Resort ju ofron gjithçka: nga shërbyesi butler në dispozicionin tuaj, në spanë e parë të hapur në Majorca “Thalasso Spa & Wellness Centre”, ndaj dhe është vendi i duhur për të pushuar.

Castillo Hotel Son Vida
Castillo Hotel Son Vida në Palma de Mallorca është një kështjellë e shekullit të 13-të, e rrethuar nga parqe subtropikale, dy fusha golfi dhe vetëm disa minuta nga qendra Palma. Është një destinacion shumë luksoz që kur është hapur në vitet ’60-të dhe dhomat e tij janë të dekoruara edhe me antika të çmuara apo piktura me vlerë. Kuzhina e tij plotësohet më së miri nga qilari i famshëm i verërave Es Castell, ku mbahen rreth 800 lloje verërash nga e gjithë bota.

Vizitoni
Arta Caves (Shpellat Arta)
Një seri e tërë shpellash, të quajtuara Shpellat Arta, gjenden në bregun lindor të Majorkës. Dhomat e ndryshme të këtij kompeksi shpellash mbajnë emrat Ferri, Purgatori, Parajsa dhe kanë si atraksion qëndror një stalagmite 22 metra të gjatë.
Hapur çdo ditë.

Inca Market
Hapur çdo të enjte, pazari javor në Inca të jep përshtypjen e vërtetë të Majorkës, sepse shumica e klientëve këtu janë banorë të Majorkas, të cilët bëjnë Pazar edhe për blerjen më të vogël. Punimet prej lëkure janë me të vërtetë spektakolare.

Ngrënia
Restorantet tradicionale në qilare janë karakteristike në Majorka. Po ashtu të shumtë janë baret tapas me kuzinë katalane. Një nga restorantet më fantastike këtu është Read’s në Santa Maria, i cili ka edhe një yll Michelin.

Shopping
Majorka është e famshme për perlat e kultivuara dhe ato këtu i gjeni thuajse në çdo dyqan. Perlat e kultivuara të Manacor Mallorca, kanë një reputacion ndërkombëtar. Por Majorka është e famshme edhe për bilbilat prej balte, të quajtur “Siurells”. Punimet artizanale të qelqit janë gjithashtu karakteristike dhe të një cilësie të lartë, siç janë edhe të famshmet – këpucët Camper.