Arti i vërtetë i tejkalon barrierat, duke ngritur pyetje dhe duke na bërë të reflektojmë mbi jetën, natyrën, qeniet, dëshirat, pasionet dhe vdekjen. Krijimtaria e Helidon Xhixhas i ka tejkaluar këto barriera, si në pikëpamjen fizike dhe në atë filozofike, duke u shfaqur në format më abstrakte të figurës që shpreh mendimin dhe gjendjen e autorit në raport me veprën e tij.