Athena Calderone pëlqen të luajë me ngjyrat, të ngacmojë kuriozitetin dhe ta kthejë një hapësirë në një vend super special.
Duke nisur nga superfuqia e ngjyrave, deri tek karakteri i sendeve, Athena mendon se procesi nëpër të cilin kalon një interior designer është një punë magjike, e mbushur me elemente, sende dhe sigurisht, një mjeshtëri e jashtëzakonshme për të gjetur kiminë mes tyre.
Për Athena-n, një vend shumë të rëndësishëm zë kuzhina, e cila e bashkon me më të shtrenjtët e saj. Interiori i kuzhinës është një vlerë e shtuar e shtëpisë dhe transmeton personalitetin tonë, por edhe të hapësirës në të cilën banojmë.
Në thelb, interiori është shumë personal dhe nis me ju! Për Athena-n nuk ekziston asnjë rregull, gjithçka që e bën zemrën të rrahë, meriton të jetë në shtëpi!
Kushtojini vëmendje objekteve personale, intime dhe reflektojnë atë që ju jeni realisht. Mos e nënvlerësoni kurrë aftësinë që kanë ngjyrat, të cilat transformojnë çdo shtëpi në një vepër arti. Ngjyrat e preferuara të saj janë të pazakonta dhe Athena endet në skajet e ekstremeve. Ndonjëherë, ngrohtësia e limonit, mistikja e të zezës dhe më shpesh, roza, e kuqja dhe bluja dominojnë shtëpinë e saj.
Gjithçka në shtëpinë tonë shpreh emocione, pra, dëgjoni zërin e një divani që thërret “Jam i bukur dhe super komod”.