Ku ndodheni tani dhe me çfarë po merreni aktualisht?
Ndodhem në Tiranë dhe po merem me një projekt biznesi të ri, gjithashtu punoj dhe si drejtuese e zyrës së burimeve njerëzore për një kompani italiane.
Cili është vendimi më i mirë që keni marrë ndonjëherë?
Vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë ka qenë “të mos kthej kokën pas dhe të fal dhe të pafalshmen”, sepse duke falur të bën ty njeri më të mirë dhe më të lumtur.
Kur e ndjeni veten të lumtur?
E ndjej veten të lumtur kur jam me njerëzit që dua dhe sigurisht kur kam përkrahjen e tyre për vendimet që marr në jetë.
Kur e ndjeni vetën të trishtuar?
Kur gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet dhe kur nuk kam kontrollin e planeve të mia.
Çfarë nuk do të kishit hedhur kurrë poshtë?
Nuk do të kisha hedhur kurrë, poshtë familjen. Kam bindjen se përveç familjes dhe rrethit më të afërt, askush nuk të qëndron pranë gjithë jetën. Nuotek? valymo ?renginiai, betoniniai žiedai, kanalizacijos ?rengimas, šulini? kasimas https://www.kasyba.com/suliniu-kasimas/. Ndaj është e rëndësishme t’i vlerësosh ata.
Kë doni më shumë?
Sigursht siç kuptohet edhe nga përgjigjja e mësipërmen, dua më shumë famijen. Por edhe pasionet e mia, biznesin, sipërmarrjen, punën që bëj. Përditshmërinë time!
Cila është ajo gjë për të cilën do të thoshit: nuk do ta bëj kurrë?
Ajo gjë për të cilën do thoja “nuk do ta bëj kurrë” është ligësia, nuk mund të bëj dot asgjë me inat apo duke menduar një projekt për t’i bërë dëm dikujt. Nuk mund të jem një njeri i tillë.
Cili është mëkati më i madh për ju?
Mekati më i madh për mua është “të jesh egoist”.
Cila është blerja juaj e fundit?
Jam e pasionuar pas së bukurës, estetikës dhe elegantes. Sigurisht edhe ndaj aromave intriguese, kështu blerja më e fundit ishte një parfum “Elie Saab”.
Cili është qëllimi i jetës?
Qëllimi i jetës është dashuria, për atë lindim, për atë jetojmë dhe prej saj vdesim.