Ku ndodheni tani dhe me çfarë po merreni?
Jam në New York dhe jam duke organizuar një shfaqje mode në bashkëpunim me Moda Week International. Jam në rolin e producentes ekzekutive në gjithë këtë sipërmarrje. Në këtë event do të ketë shumë muzikantë, artistë, përpos stilistëve të njohur nga Dubai, Spanja, New York, etj.
Cili është vendimi më i mirë që keni marrë ndonjëherë?
Ardhja në Amerikë!
Kur e ndjeni veten më të lumtur?
Kur jam e angazhuar me projekte artistike muzikore (me violonçel) ose modë. Së fundmi, jam përfshirë edhe në nisma me bazë humanitare në ndihmë të fëmijëve të braktisur ose në nevojë. Të gjitha këto më mbushin shpirtërisht, dhe më bëjnë të ndihem mirë.
Kur e ndjeni veten të trishtuar?
Vendi ku unë jetoj prej vitesh, Amerika këto kohë është në një gjendje pak të pa sigurt në aspektin e qeverisjes dhe të gjithë jemi të preokopuar për politikën, sepse është hera e parë që shikoj një ndarje të shtetit në mënyrë kaq të fortë. Ma merr mendja çdo amerikan po t’ja bësh këtë pyetje thotë të njëjtën gjë si unë… Kjo situatë ka trishtuar pothuajse çdokënd nga mosha 13-90 vjeç.
Çfarë nuk do të kishit hedhur kurrë poshtë?
Përveç familjes sime, pasionin që kam për muzikën dhe artin.
Kë doni më shumë?
Prindërit!
Cila është ajo gjë për të cilën do të thoshit: “Nuk do ta bëj kurrë”?
Të humbas dinjitetin dhe personalitetin tim. Janë dy nga gjërat më të vyera tek një individ, dhe personalisht i vlerësoj pafund.
Cili është mëkati më i madh për ju?
Të vrasësh një njeri.
Cila është blerja juaj e fundit?
Një xhaketë verore e bardhë, e qëndisur me dorë nga Nanette Lepore.
Cili është qëllimi i jetës?
Të krijoj një familje. Besoj se është gjëja më e madhe që dikush mund të realizojë në jetë.