Nëse ende nuk e dini se cili është vendi që përmbush çdo detaj duke u kthyer në shtëpinë e luksit, pasionit dhe shijes, atëherë ju themi se ne e kemi gjetur. “Adorions Palace” është tashmë gjigandi që mirëpret festën, pasionin, atmosferën dhe dëshirat. I konceptuar si një kompozim midis artit hyjnor, hapësirës dhe luksit të një pallati mbretëror, “Adorions Palace” qëndron ndër vendet e preferuara për çdo aktivitet.
Fasada
Sapo mbërrin në oborrin gjigand, të bie në sy ngjyra e bardhë që ka pushtuar të gjithë fasadën e kësaj ndërtese madhështore. Skulpturat që ngrihen mbi të, lënë pas mbresa dhe të kujtojnë ndërtimet Austro-Hungareze. Kapitelet mbi të cilat qëndron fasada janë po ashtu një mishërim i një epoke të artë, asaj të perandorisë Romake. Gjithçka ka një tjetër trajtë sepse me basorelievet dekorative, që natën ndricohen këndshëm nga një tis bluje shumë tërheqës. Për të mos harruar shatërvanët e dekoruar me imazhet e luftëtarëve që vijnë nga një epokë tjetër të cilat pasqyrohen në ujë.
Salla
Sapo përshkon disa hapa në korridorin e mermertë, e kupton se tashmë i përket një bote tjetër. Pikërisht në fund të tij të hapet një hapësirë romance, një sallë e rrumbullakët ku çdo detaj është në vendin e tij. Dyshemeja dekorative sheh mbi kombinimin e disa lloje mermerësh, të cilët krijojnë një lule që të fton në mënyrë imponuese të ngresh kokën lart për të shijuar një afresk shumë delikat. Ky afresk i rrëfyer nga kerubinët, sjell fashën mbresëlënëse ku është shkruar “Adorions”, rrënja e së cilës do të thotë adhurim. E vërtetë është se nuk ke se si mos ta adhurosh këtë vend. Kjo sallë me një ndriçim të fshehtë thekson më shumë arkitekturën, duke krijuar një atmosferë përmbushëse. Por loja e dritave bëhet edhe më interesante kur plot 36 robotë mundësojnë kalimin nga një gjendje në një tjetër, për t’i ofruar miqve një përjetim shumë artistik që të bën të mendosh se je në një sallë teatri plot emocione.
Dekori
Dekori mbresëlënës që të kujton vilat e kontëve apo galeritë e Firences. Por nuk janë vetëm muralet dhe pikturat, por edhe punimet e hekurit të përthyer në detaje, perdet hijerënda të cilat pas luksit fshehin teknologjinë dhe mbi të gjitha dhomat e fshehura, ku vizitorët dhe ata që do të kalojnë mbrëmjet aty, mund të shkëputen për momente relaksi të shkurtra. Përshtypje na bën puna e jashtëzakonshme që është bërë mbi sallat private për t’i dhuruar intimitet nuseve të cilat do të celebrohen në “Adorions Palace”, ato kanë dhoma të veçanta ku gjithçka duket e bërë si për princesha. E këtu nuk mbetet pas një zonë shumë e këndshme siç është tualeti, ku një ndriçim i fshehur e kthen ambientin në një zonë qetësie dhe relaksi.
Kuzhina
Kuzhina është një ndërthurje e modernes me atë tradicionale, duke përdorur përbërës të një cilësie të lartë. Produktet e shefit janë një përzgjedhje e prodhimit më cilësor vendas, gërshetuar me produkte importi të markave më të njohura. Kuzhina e “Adorions Palace” ofron mundësinë e krijimit të menuve të personalizuara, për të përmbushur kërkesat dhe kënaqësinë e klientëve.