Amela Agastra, 17 vjeç dhe super e talentuar

Mosha nuk është aspak kriter për ndjekjen e ëndrrave dhe rasti i cili na e konfirmon “teorinë” është pikërisht Amela Agastra, një këngëtare e talentuar, e cila adhuron muzikën pop dhe premton shumë në industrinë e muzikës.
Kur ishte ende një fëmijë, zhvillon kursin e kantos dhe krijon relatën më të fortë, atë të talentit, pasionit dhe muzikës, duke mos iu ndarë në asnjë moment tingujve dhe ritmit.


Amela nuk është e panjohur për publikun, pasi ka marrë pjesë në shumë kompeticione fëmijësh dhe më gjerë. Në vitin 2014 e kemi parë te “Gjeniu i Vogël 6”.
Artistja e talentuar ka marrë pjesë edhe në “JESC”, përkatësisht në vitet: 2015 me këngën “Kurrë mos thuaj jo” dhe në 2017-ën me “Dance Up”.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Sigurisht, arti i saj preku edhe skenën e “Kënga Magjike”. Dy vite më parë, ajo dhuroi emocione të forta me baladën “Më lër”, e shkruar nga Fifi dhe e punuar nga Darko Dimitrov. Paraqitja mjaft e kuruar, e bëri Amelën shumë të pëlqyer nga publiku.
Tashmë, Amelën e gjejmë me një këngë që mund ta katapultojë në tregun ndërkombëtar. “I Won’t Let You Down” mban firmën e producentëve suedezë Alexander Almqvist dhe Johan Randen dhe ka marrë mjaft kritika pozitive nga të gjithë.


Paraqitjen e saj në klip, Amela ia ka besuar Joni Peçit dhe koreografinë Odeta Dishnicës. Mund të themi se një trio e tillë korr vetëm sukses.
Rrugëtimi fantastik i Amelës është tejet frymëzues dhe na motivon të ndjekim çdo ëndërr, sepse pasioni dhe karriera janë binomi që kërkon investim dhe shumë vullnet.