Arkitektuar flet gjuhën e grave!

Arkitektura është arti dhe shkenca e projektimit të ndërtesave dhe strukturave. Një përkufizim më i gjerë do të përfshinte në qëllimet e saj projektimin e çdo gjëjë të ndërtuar duke filluar në makroniveli deri tek planifikimi i qyteteve dhe projektimin urbanistik. Zakonisht, projektimi arkitekturor lidhet me ndërtimin dhe çmimin e ndërtesës, si edhe me funksionalitetin dhe estetikën e përdoruesit.

Arkitektura shpesh merret me përpunimin e hapësirës, vëllimit, formës, dritës, hijes, dhe elementeve abstrakte për të arritur një përfundim estetik. Kjo gjë e dallon arkitekturën prej shkencave të zbatuara dhe inxhinierisë, të cilat përqëndrohen më shumë në aspektet e funksionalitetit dhe realizimit të projektit, sesa në estetikën e tij.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Sigurisht, roli i njeriut në raport me arkitekturën është shumë i rëndësishëm, por edhe në këtë fushë si në pjesën më të madhe gruaja ka nja qasje dytësore. Duke kërkuar për gratë që kanë revolucionarizuar imazhin e botës, vetëm nga ato bashkëkohoret numëruam plot 26 të tilla të cilat kanë kontribuar për të kthyer një faqe të re në historinë e qytetve, pse jo edhe shteteve.

Gratë nga natyra janë qenie krijuese, ato sjellin në jetë fëmijë, janë kontribueset më të rëndësishme në ndërtimin e shoqërive dhe mbi të gjitha janë shumë të afta që të bashkojnë dy apo më shumë fusha veprmi për të sjellë një produkt mbresëlënëse.

Ne kemi përzgjedhur 7 gra të cilat kanë ndryshuar imazhin e botës duke e bërë atë një sferë më të mirë për të jetuar.

Marion Mahony Griffin (1871-1961)
Rrugëtimi ynë nis në fillimin e shekullit të shkuar me Marion Griffin. Ajo mund të konsiderohet si një ndër arkitektet e para femra të licensuar në botë. U diplomua në universitetin e MIT në SHBA dhe është një ndër themeluese e shkollës arkitekturore “Praire”.  Përshkruar nga shkrimtari Reyner Banham si “delineatorja më e madhe e brezit të saj”, ajo për fat të keq ishte punonjësja e parë e Frank Lloyd Wright; ilustrimet e saj u bënë anonime, sjellja tipike e Wright-it me punonjësit e tij. Pasi emri i saj filloi të lakohej ajo e ripranoi ofertën e Wright nën kushtet e saj për të patur kontroll të plotë të projektimeve. E martuar me Walter Burley Griffin, së bashku fituan konkursin për të projektuar kryeqytetin e ri Australian Canberra. Ajo gjithashtu krijoi rezidencën Henry Ford të Dearborn, Fair Lane dhe “Shtëpinë Amberg” në Grand Rapids të Miçiganit.

Norma Merrick Sklarek (1928-2012)
Një arkitekte e madhe, e para grua me ngjyrë që u bë anëtare e Institutit Amerikan të Arkitekturës “AIA”, në mesin e kolegeve të saja. Një arkitekte afrikano-amerikane e diplomuar në Universitetin e Columbia-s. Me vizion ambicioz, ajo filloi të punojë për “Gruen Associates”, ku pas disa viteve ajo u bë drejtoreshë e firmës. Me pas ajo bashkëthemeloi “Sklarek, Siegel dhe Diamond”, studio e vetme më e madhe në vend e drejtuar nga një grua. Ajo realizoi me sukses ndërtime të mëdha dhe nën buxhet, për kohë, siç është “Terminali LAX”, ambasada amerikane në Tokio dhe Plaza Fox në San Francisko.

Le të vijmë pak më afër në bashkëkohësi, emrat e mëdhenj nuk mungojnë as sot, pa lënë mënjanë një ndër më të famshmet Zaha Hadid, e cila u nda nga jeta në Mars të viti 2016. Por shumë gra të tjera kanë bërë dhe po bëjnë epokë në arkitekturë.

Liz Diller
Një parnere themeluese e firmës “DILLER SCOFIDIO + RENFRO”, Diller ishte pjesë e artit dhe dizajnit që prej fundit të viteve 1970. Me projekte konceptuale si “Blur Building” – një re e banueshme e bërë nga njeriu, që shërbente si pavilion mediatik gjatë “Swiss EXPO 2001” – dhe pikave funksionale si “Instituti i Artit Kontemporan” në Portin e Bostonit, firma e Diller-it sigurisht që ka fituar një reputacion për novacionet e saj. Diller vlerëson të kaluarën e saj si artiste për aftësinë e saj për të qëndruar e lirë kundrejt kufizimeve arkitektonike. “Vitet e para më dhanë mundësinë të mbaj një qëndrim kritik dhe të sfidoj atë çfarë është arkitektura dhe mënyrën se si ajo mund të ndërveprojë me disiplina të tjera kulturore.” – shpjegon ajo. “Unë mund të kisha nisur të ndërtoja objekte menjëherë, thjesht i dhashë kohë kritikëve.”

Jeanne Gang
Themeluese e “Studio Gang” në Chicagom Gang është një nga arkitektet amerikane më të njohura. Ndërtesa e saj prej 83 katesh, Aqua, ndodhet pikërisht në Windy City, një metropolis i njohur veçanërisht për kullat e tij ikonë. Edhe pse ajo është po aq vizionare sa çdo arkitekt tjetër për të lënë shenjë në Chicago, filozofia e Gang për kreativitetin shfaq përulësi dhe mendje të hapur. “Idetë e mira vijnë nga kudo,”-thotë ajo, – është më e rëndësishme të dallosh një ide të mirë sesa të jesh autore e saj.”

Neri Oxman
Disa arkitektë përpiqen të flasin për të tashmen; disa të tjerë i mbajnë sytë drejt të ardhmes. E tillë është Neri Oxman. Një arkitekte Izraelito-Amerikane, dizajner dhe akademike, Oxman njihet për interesin e saj në aplikimin e zbulimeve në biologji dhe shkencë kompjuterike në arkitekturë, një fushë që ajo beson së do të ndryshojë rrënjësisht në vitet në vazhdim. “Unë mendoj se në të ardhmen e afërt, ne do t’i printojmë në 3D ndërtesat dhe shtëpitë tona”, – thotë ajo.

Maya Lin
Një arkitekte, skulptore dhe artiste, karriera e Maya Lin shënohet nga arritje në fusha të ndryshme. Gjithsesi, ajo njihet gjërësisht për projekte që solli kur ishte ende studente: Memoriali i Veteranëve Vietnamezë në Washinton, D.C., një mur 2 hektarë që shfaq emrat e ushtarëve amerikanë të humbur në luftë, ky monument konsiderohej i ndryshëm në kohë për shkak të minimalizmit të tij. Sot shihet si një kryevepër, një memorial qmemorial që përkujton një konflikti që la një plagë të thellë dhe të gjatë në shtet. “Përshkrimi i një lidhjeje midis modernes dhe luftës,” – thotë ajo – “është pikërisht njohja e jetëve individuale të humbura.”

Ndër emrat e panumërt të arkitekteve kemi cilësuar njërën prej tyre, një figurë eminete që po sjell një këndvësjtrim të rim bi arkitekturën, e kemi fjalën për Odile Decq.

Opera sipas Decq
Decq është një arkitekte, puna e së cilës i flet imagjinatës. Restoranti i saj “Phantom” në Paris, vendosur në Opera Garnier, është një studim për ndeshjen e përkohshmërive, me foma biomofike të bardha dhe të kuqe, që sfidojnë artin e bukur të tavanëve të operës.
Ashtu siç e di çdo fans i mirë i operas, një konflikt mund të kthehet në harmonik. Në restorantin “Phantom”, stilet e reja dhe të vjetra marrin pjesë në një lloj kërcimi që lartëson secilin prej të dyve. Në të vërtetë, guximi është një pjesë e trupit të punës të Decq, që i jep formë idesë se eleganca përcaktohet nga vetëpërmbajtja.

Arkitektja franceze është fituesja e çmimit “Jane Drew” si pjese e Women in Architecture Awards (WIA), një program i përvitshëm që përpiqet të njohë kontributin e arkitekteve femra. Këtë çmim Decq e mori për projektin e saj “Opera Garnier”.

Ky lokal ikonik i kyeqytetit të gjelave është një ndër projektet më të bukur të rikonstruksionit dhe rikonceptimit të një hapësire, Vështirësia e rindërtimit qëndronte në ruajtjen e imazhit dhe modernizimin, gërshtim që Decq di ta realizojë shumë mirë. Godina që është ndërtuar në viti 1875 është shumë e rendësishme për memorien e qytetit, ndaj ajo zgjodhi të punonte me material si qelqi, druri dhe ngjyrën e kuqe të kabareve Franceze.