Veshja juaj e përditshme?
Më pëlqen të vishem thjesht dhe chic. Në preferencat e mia përfshihen marka si: Cheline, Chloe, Zara, Massimo Dutti dhe COS.
Stilisti i preferuar shqiptar dhe i huaj?
Në fakt më pëlqejnë dy të tillë: Karl Lagerfeld dhe Daniel Lee.
Në Shqipëri nuk njoh shumë stilistë, por kam bërë një bashkëpunim me Bela Maçi dhe më pëlqen si dizajner.
Thënia e preferuar?
“Stilin mund ta kesh, ose jo. Nuk ka një rrugë të mesme”
Anna Wintour.
Ikonë Mode?
Patjetër Audrey Hepburn
Wishlist?
Së fundmi Bottega Veneta pouch bag.
Parfumi i preferuar?
Më pëlqen shumë aroma e Chanel no.5.
Rimeli i preferuar?
Është rimeli nga Dior.
Këpucët?
Në këtë moment janë këpucët e Bottega Veneta.
Aksesori i preferuar?
Chanel Brooch!
Libri i preferuar?
Biografia “Front Row: Ana Wintour” nga Jerry Oppenheimer.
Filmi/Aktori/Regjisori i preferuar?
Aktori: Leonard Di Caprio
Filmi: “Chocolate” dhe “La vita e Bella”
Regjisori: Martin Scorsese.
Kuzhina e preferuar?
Më pëlqejnë shumë sushi dhe midhjet.