Deti duket si bojë e derdhur dhe një erë e lehtë fryn mbi ujërat e qeta të mesdheut. Këtu në ishujt grekë, ku kanë jetuar filozofët më të mëdhenj të Europës, do të gjeni komoditete që tashmë janë bërë të rralla: bukuri të pastra dhe të paprekura natyrore. Mënyra më e mirë për t’i shijuar këto, është nga bordi i një jahti, ndërsa lundron nga një ishull magjik në tjetrin. Në faqen tjetër, Elegance ju tregon ekzaktësisht se ku duhet të shkoni!
Nëse jeta në Mikonos bëhet e zhurmshme, mund të shkosh në jahtin tënd për ta pirë kafen pas darke. Ashtu si dhe në Nice, porti është vendi më i rëndësishëm i gjithë ishullit. Dhe sigurisht që ka shumë njerëz të famshëm rreth e rrotull. Tom Hanks ka një shtëpi të tijën këtu dhe rregullisht pret aty miqtë e tij Brad Pit dhe Steven Spielberg, të cilët e kanë bërë zakon të ndalojnë për një uzo në Antiparos, që u bë dhe ishulli shembull për Melina Mercourin, ish-Ministre greke e Kulturës. Për të ndjekur këtë shembull, ajo nxorri një dekret edhe për ishullin e saj të preferuar, Hydro, ku ndaloi me ligj vendosjen e gardheve metalike, billbordeve dhe karrigeve plastike në të gjithë ishullin. Për këtë, çmimet e pronave të patundshme në këta ishuj janë më të larta se në çdo vend tjetër në Greqi, duke përfshirë edhe qendrën e Athinës.