Çfarë të vizitoni: Në mbarë botën, ky qytet është i njohur për vreshtat e famshme! Kryeqyteti i rajonit Nouvelle-Aquitaine, me një trashëgimi prestigjioze arkitektonike, i quajtur ndryshe si perla e shek. të 18-të, qyteti i Artit dhe Historisë, në listën e Trashëgimive Botërore që prej vitit 2007, duket se i tërheq turistët si magnet. Dhe ka gjithçka për t’u ofruar atyre pa kursim! Nga soditjet përgjatë kalatës Garonne, rrugët elegante dhe sheshet me gurë dekorativ, mund t’i gëzoheni edhe një shëtitje në qendër të qytetit ku janë pozicionuar godinat më strategjike të Bordo-së. Do të shijoni sakaq pamjen e bukur të lumit, dhe një hapësirë të madhe të shëtitores së mbuluar me lule në të dyja anët, dhe dritat e rrugës që e ndriçojnë atë, sidomos gjatë muzgut, duke krijuar një pamje magjike. Teatri Kombëtar i Operës së këtij qyteti, me një kalendar të pasur ngjarjesh artistike, ofron gjithçka për të argëtuar artdashësit, por jo vetëm. Për ata që duan të njihen nga afër me fakte të rralla historike, një mënyrë e mirë për t’i zbuluar ato është edhe periudha mesjetare, me një prej objekte ikonë të këtij qyteti, siç është edhe katedralja Saint Andre.