Brenda shtëpisë së Charles de Vilmorin, për të njohur shijet e tij

Një burrë me plot stil, një fashion dizajner i pakrahasueshëm! Charles de Vilmorin çel dyert e shtëpisë së tij në Paris dhe na tregon detajet shumëngjyrëshe, atmosferën komode dhe të gjithë shijet e tij rreth modës dhe stilit.

Stili i tij?
I apasionuar pas modës që prej fëmijërisë, Charles de Vilmorin e ka evoluar artin dhe talentin e tij, duke eksperimentuar me veshje dhe ngjyra vibrante, të cilat bëjnë diferencën.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Stili i tij identifikohet me pallto të gjata dhe veshje të cilat ndërthurin klasin, rehatinë dhe shpesh, përshkohen edhe nga një aksesor vintage.


Interiori?
Shtëpia e tij është speciale dhe një miks i jashtëzakonshëm ngjyrash. Qindra tone bëjnë bashkë një univers i cili reflekton më së miri influencën e kulturës pop, por edhe sofistikimin e saj, në një hapësirë super kreative dhe frymëzuese.

Kujtimi i parë në fushën e modës?
Sfilata e John Galliano, e cila u krijua si një homazh për René Gruau. Kjo ngjarje duket se e inspiroi fashion dizajnerin në nivelet më të larta, pasi falë saj, kuptoi se mund të jetonte jetën që dëshironte, duke ndjekur pasionin e tij më të madh.


Copëzat bazike?
Një pallto e gjatë, e cila përshtatet më së miri me trupin.
Një palë çizme lëkure.
Një palë xhinse perfekte.


Fashion dizajnerët e preferuar?
Personalitetet më të njohura nga vitet 1980-2000. Mund të përmendim: Alexander McQueen, Thierry Mugler, John Galliano dhe Jean-Charles de Castelbajac, të njohur masivisht për kreativitetin dhe vizionin e tyre mbresëlëns.

Bizhuteritë e preferuara?
Megjithëse nuk është një fans i bizhuterive, sërish Charles de Vilmorin mban një unazë të trashëguar prej gjyshit të tij.


Këpucët e preferuara?
Ai shprehet se: “I adhuron këpucët, sidomos gjysmë-çizmet, të cilat kanë një takë të vogël dhe elegante, pasi e lejojnë të ecë me shumë krenari”. Modelet e preferuara janë: Rochas dhe Tabi nga Maison Margiela.

Çantat e preferuara?
Varet nga rasti. Në të shumtat e rasteve, pëlqen t’i ketë duart bosh, por kur i duhet të zgjedhë, gjithmonë preferon modelin vintage Longchamp.


Rutina e bukurisë?
E çuditshme, por e vërtetë! Charles nuk përdor asnjë produkt për përkujdesjen e lëkurës.

Ikonat e modës?
Cruella de Vil, Tilda Swinton, Isabelle Huppert, Edward Scissorhands, Dracula, Nadia Lee Cohen.