Këtë herë shkrimtarja, ka qëlluar në shenjë të plagëve që e mundojnë shoqërinë tonë. Nën kthetrat e së cilës, përditshmëria shpesh bëhet e pajetueshme. Në një mjedis tejet shqiptar, personazhet të kujtojnë diçka të parë e të dëgjuar rreth teje, sillen e përsillen në një përshtjellim ndjenjash që të mbërthejnë. Në pak çaste përjeton dashurinë, dhimbjen, grykësinë, dëshpërimin, humbjen. I ndien tek trazohesh mes rreshtave të librit, i ndien si dallgë që të trondisin dhe rimodelojnë ndjesinë e perceptimeve dhe emocioneve. Linjat e romanit kanë prekur thuajse çdo mjedis, familjar, shoqëror, politik, mediatik.