Ku ndodheni tani dhe me çfarë po merreni?
Përballë kompjuterit duke shkruar këtë intervistë për ju dhe të them të drejtën po e shijoj shumë!
Cili është vendimi më i mirë që keni marrë ndonjëherë?
Mendoj se vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë është kryerja e një fakulteti të dytë. Jo se më ishte lodhur e mërzitur porfesioni im i parë që mbi të gjitha është i lidhur me pasionin, por fakti që kam kryer fakultetin e stomatologjisë ishte një vendim shumë i mençur.
Kur e ndjeni veten të lumtur?
Këtë përgjigje do ta jap nga roli i stomatologes. Unë ndihem e lumtur kur qesh! Deri ne pikën ku bëhet i dukshme molari i dytë! Sigurisht që gjithçka që më bën të qesh nënkupton një situatë lumturie që mund të jetë e lidhur me jetën personale, familjare, profesionale dhe me skenën. Puna në skenë ka shumë të qeshura!
Kur e ndjeni vetën të trishtuar?
Kur shoh se ndodh një padrejtësi! Mendoj se të jesh përpara një situate në të cilën ti sheh abuzim, dhunë, zhvatje, e të tjera si këto, ndërsa vetë udhëhiqesh nga një jetë e moralshme dhe e drejtë.
Çfarë nuk do të kishit hedhur kurrë poshtë?
Familjen, është pa mëdyshje krahu ku mund të mbështetesh, mund të qeshësh, të qash, të krijosh kujtime, të jetosh mes harmonisë dhe pasionit dhe mbi të gjitha të ndërtosh të ardhmen.
Kë doni më shumë?
Familjen, duke si klishe por kjo është e vërteta dhe besoj jo vetëm për mua, por për të gjithë ne mesdhetarët. Ne kemi një lidhje shumë të fuqishme me familjen, ajo është në qendër të jetës sonë. Ne rritemi në familje ku imazhi i prindërve është shumë prezent dhe e trasmetojmë këtë edhe tek fëmijët tanë.
Cila është ajo gjë për të cilën do të thoshit: nuk do ta bëj kurrë?
Nuk do heq dorë nga aktrimi, nuk është një profesioni është pasioni për të cilin një njeri që ka provuar skenën, duartrokitjet dhe ndërtimi, “psiko-fizik’ të një personazhi që nuk je ti në jetë reale.
Cili është mëkati më i madh për ju?
Të lësh pas dore fëmijët, të mos investosh për ta, të harrosh nevojat dhe ekzigjencat e tyre. Kjo do të thotë të harrosh se çfarë e ardhmeje në pret, si shoqëri.
Cila është blerja juaj e fundit?
Një poltron i ri në klinikë! Është shumë e rëndësishme që veç shërbimi të mirë që unë ofroj, të sjell për klientët edhe komoditetin
Cili është qëllimi i jetës?
Ti shtyj si ti shtyj këto 100 vite që më kanë mbetur! (Qesh)