Ku ndodheni tani dhe me çfarë po merreni?
Tani ndodhem përpara kompjuterit tim, në zyrën më të rrëmujshme dhe të çuditshme që mund të keni parë, sigurisht duke u marrë me emisionin.
Cili është vendimi më i mirë që keni marrë ndonjëherë?
Ka shumë fatmirësisht. Më e bukura është që asnjëherë nuk e kuptoj kur e marr vendimin, gjithmonë e kuptoj pas shumë kohësh që paska qenë një vendim i mirë; përgjithësisht janë vendime që më kanë percjellë një enregji pozitive.
Kur e ndjeni veten të lumtur?
Oh, unë lumturohem me gjëra kejt normale, shpesh edhe qesharake. Më lumturon një shënim në tavolinën e zyrës, një pjatë byrek, kur gjej një parkim në një vend të pamundur, një përqafim i sinqertë e shumë situata të tilla.
Kur e ndjeni veten të trishtuar?
Falë Zotit nuk ndodh shpesh, por më trishton një ditë me shi, një fund jo i lumtur filmi, kur një njeri që kam përzemër është i trishtuar, por po e lë me kaq para se të qaj tani (qesh).
Çfarë nuk do të kishit hedhur kurrë poshtë?
Pa u menduar fare madje, sigurisht që familjen.
Kë doni më shumë?
Kam një listë super të gjatë me njerëz apo me gjëra që dua. Misioni im është që lista të bëhet gjithmonë e më e gjatë.
Cila është ajo gjë për të cilën do të thoshit: “Nuk do ta bëj kurrë!”?
Nuk e kam menduar, por me siguri ndonjë sport ekstrem.
Cili është mëkati më i madh për ju?
Nuk e besoj të kem bërë ndonjë mëkat. Kam mëkate të ëmbla që lidhen me terpimin e ëmbëlsirave për momentin.
Cila është blerja e fundit?
Zakonisht nuk bëj blerje të zgjuara, por bëj shumë blerje dhe nuk jam aspak krenare.
Cili është qëllimi i jetës suaj?
Kam shumë qellime, por të gjithë kane një emërues të përbashkët që vëritet rreth të bërit çdo gjë me shpirt e dashuri.