Gerta Mamutaj: “Lumturia, koncept abstrakt”

Ku ndodheni tani dhe me çfarë po merreni?
Aktualisht ndodhem në Tiranë, në qytetin me të cilin kam një lidhje jo vetëm shpirtërore, por edhe pune. Këto kohë më shumë se asnjëherë, jam e fokusuar tek aspekti im profesional, tek projektet e mia në muzikë.

Cili është vendimi më i mirë që keni marrë ndonjëherë?
Nëse për një moment do të më duhet të reflektoj lidhur me vendimet që kam marrë në     jetën time, do të thosha se çdo njeri prej tyre ka anët e tij negative dhe pozitive, por nëse më duhet të zgjedh njërin prej tyre do të zgjidhja padyshim vendimin për të ndjekur pasionin e zemrës sime, muzikën.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Kur e ndjeni veten më të lumtur?
Për mua koncepti i lumturisë është abstrakt, por nëse do ta njohësh atë duhet të fillosh ta kërkosh në gjërat më të thjeshta, më konkrete. Më të lumtur veten e ndjej çdo mëngjes kur hap sytë e kuptoj se më është dhuruar edhe një ditë më shumë për të realizuar vetveten.

Kur e ndjeni veten të trishtuar?
Realiteti në të cilin jetojmë, na jep çdo ditë arsye për t’u trishtuar. Duke qenë një natyrë e ndjeshme, kryesisht për atë që ndodh jashtë meje trishtohem çdo herë kur takoj në ditët e mia fëmijë në pamundësi për t’u rritur në kushte që meritojnë…