Shumë prej jush mund të mos e njohin mendjen e ndritur dhe kontraversale të Giovanna Battaglia-s, por ajo mban mbi supe jo vetëm titullin Fashion Creative Director, por njihet gjerësisht nga shtëpitë më të famshme të modës, Fashion Editor, Designer Muse dhe autorja e librit që ka nxjerrë së fundmi “Gio graphy: Fun in Wild World of Fashion”.
Si është përfshirë Giovanna në botën mahnitëse të modës?
Gjithçka ka nisur në moshën 18 vjeçare, ku pas një eksperience prej pesë minutash si modele në New York, kuptoi se brenda saj fshihej një talent më i madh se pozimi për stilistë të ndryshëm. E rritur nga dy prindër artistë, Giovanna shikonte përtej horizontit italian dhe e bindur se do t’i ndryshonte mendjen prindërve të saj, niset drejt tokës së premtuar. Pas titullit të shkurtër si fotomodele, bukuroshja me këmbët e hijshme ritakohet me stilisten e famshme Charlotte Stockdale.
Ishte pikërisht ky moment historik që shënoi pikënisjen e një karriere të gjatë në fushën e fashion, karrierë që vazhdon edhe sot me të njëjtin pasion.
Cilat janë projektet më të rëndësishme të Giovanna-s?
Të punosh në një shtëpi mode, nuk është aspak diçka e thjeshtë. Duke qenë pjesë e shumë projekteve të dedikuara modës, Giovanna supervizonte grupet e modeleve, asistonte në kurimin e look-ut të tyre, jo vetëm make up, por dhe të veshjes që do të përfaqësonin në pasarelë.
Duket se ky hap nuk i mjaftoi, kështu Giovanna vendosi të punonte për herë të parë si Fashion Editor në revistën italiane “PIG”. Me idenë e qartë se nëse do triumfonte për emrin e saj, do i duhej të sakrifikonte energji, kohë dhe sigurisht para, gjithçka bëri, ishte paraqitja në zyrat e revistës me frazën: “Dua të bëj një set fotografik me ju!”.
Ajo rrëfen se njerëzve i duhej kohë dhe fakte për të treguar se një modele si Giovanna nuk e mendonte investimin dhe frymëzimin e saj mbi modën thjesht si një kapriço momenti që do shuhej sapo të haste vështirësi. Pika kulminante e karrierës së saj, ishte kërkesa e ardhur nga Anna Dello Russo për të punuar tek “L’Uomo Vogue” në dizenjimin e linjës intimo për meshkuj. Sigurisht që përgjigjia e saj ishte pozitive, edhe pse nuk kishte përvojë mjaftueshëm. Më vonë do kuptohej se Giovanna ishte një aset vërtet i domosdoshëm për Vogue.
“Është e vështirë,– thotë ajo, – pasi çfarë funksionon për Vogue, mund të mos i përshtatet një reviste tjetër të së njëjtës fushë. Është një mundësi fantastike që vjen vetëm një herë në jetë dhe duhet të punosh me përgjegjësi në mënyrë që të krenosh veten!
Ndërkohë që mendoja cilat nga veshjet të reklamoja, fillova të përfshihesha në zgjedhjen e vendit për photoshoot, të drejtoja grupet e punës, qofshin modele apo fotografë derisa papritur, Anna Dello Russo hoqi dorë nga Conde Nast. Kjo gjë nuk më ndaloi t’i dedikohesha edhe më fort pasionit tim të madh dhe vendosa të qëndroj në New York, Conde Nast apo diku tjetër për mua nuk ndryshonte asgjë.” Fjalët e saj i ktheu në veprime, duke u bërë personi “go-to” i çdo stilisti që kishte nevojë për një thesar mode siç ishte Giovanna.
Ku është Giovanna Battaglia Engelbert tani?
Si një njeri me ide të qarta, Giovanna sot është një ndër “fashion influencers” më të famshëm, gjithmonë e angazhuar me prezencën e saj në shfaqje mode, madje edhe në New York Fashion Week. Spikatur lehtësisht nga fotografët nga ngjyrat goditëse, motivet “old-fashion” dhe vintage të veshjeve të saj, por edhe nga teminat rrëzëllitëse si pjesë e pandarë e detajeve që e diferencojnë nga shumica, Giovanna ka publikuar një libër i cili flet për modën ashtu si nuk keni dëgjuar ndonjëherë. Një rrugëtim komik por njëkohësisht chic, ky libër i fal lexuesve ndjesinë dhe mundësinë të shikojnë botën nëpërmjet lenteve “glamourous” dhe elegante të Battaglia-s. Sot, ajo jeton me bashkëshortin e saj suedez, Oscar Engelbert, në segmentin tokësor New York- Stockholm- London.
Ngjyra ime e preferuar është “shopping”!