Mendja mashkullore është një territor i panjohur dhe pa mjetet e duhura, do të vazhdojë të mbetet po i tillë. Por tani gratë kanë mundësi të mos vijnë më rrotull në errësirë! Më në fund, një libër që zbulon se çfarë ka vërtet në zemrën dhe mendjen e burrave, por që nuk del kurrë nga goja e tyre. Të kërkosh të kuptosh se çfarë ka në mendje një burrë është diçka që duam ta bëjmë të gjitha, por rrallëherë ia dalim. E vërteta është se ne gratë, kemi sot më tepër informacione për të vlerësuar anijet hapësinore se sa për të kuptuar burrat. Ky libër lindi pikërisht nga nevoja për t’u çliruar prej zhgënjimit që ndjejmë nga ky terr padijeje. Dhe kush mund ta zbulojë këtë mister më mirë se një burrë? Një që është paksa edhe në anën e grave dhe i gatshëm të punojë si spiun i tyre, të na tregojë rrëfime, shaka e mendime të burrave të tjerë? Si dhe të na mësojë gjëra të reja, duke na hapur portat e botës së tyre? Bob Berkowitz është pikërisht ai që na duhet. Ai na zbulon se çfarë mendojnë vërtet burrat…