Fondacioni “Helmut Newton” në Berlin, në mënyrë virtuale, çel dyert dhe na ofron në një ekspozitë eksplicite, në nder të Helmut Newton, burrit që dashuroi trupat e grave dhe i solli ato me të vërtetat lakuriqe, të ekspozuara në dritën e fotografisë.
Përmes kësaj ekspozite, risillet edhe një herë në vëmendje arti fantastik i Helmut, mjeshtrit që definoi imazhin dhe theu çdo tabu të kohës.
Që prej historisë, trupat gjithmonë kanë ngjallur jo vetëm pasionin, por edhe një obsesion që ka kaluar nëpër epoka dhe sërish nuk është shuar. Kohët e lashta dhe galeritë gjigante dhe të sofistikuara, e adhurojnë njësoj një trup dhe e ekspozojnë po njësoj atë, me instiktet, pasionet dhe dëshirat e tij. Sigurisht, trupi është një subjekt interesant për fotografinë. I përfytyruar, i erotizuar, apo edhe thjesht si një subjekt “naiv dhe i pafajshëm”, një trup është gjithmonë “grepi” që tërheq dhe gëzon vëmendjen.
Helmut Newton, një prej pionerët e fotografive nudo, guxoi, eksperimentoi dhe solli një prej lëvizjeve më të rëndësishme në artin e fotografisë. Fondacioni i cili është pagëzuar me emrin e tij, me qendër në Berlin, prezanton 13 fotografi eksplicite, të cilat kanë definuar zhanrin e fotove nudo.
Duke marrë në konsideratë periudhën e vështirë në të cilën po kalon bota, edhe hapësira kulturore gjermane është përshtatur, duke e ofruar këtë ekspozitë në mënyrë virtuale. “Body Performance” do të risjellë magjinë e trupave femërorë për plot 45 munuta, duke na rrëfyer edhe ndikimin e jashtëzakonshëm të Helmut Newton në botën e fotografisë.