Lëreni energjinë tuaj të shpërthejë! Hëna e plotë në Luan ju fton të përqafoni fuqinë e brendshme dhe të shkëlqeni në çdo drejtim.
Elegance ju sjell horoskopin javor për javën në vijim.
Dashi
Ki kurajo i dashur Dash! Të martën Hëna e plotë hyn në shenjën e Luanit dhe është momenti për të thënë dhe për të zbuluar të vërtetat rreth vetes dhe atyre që ju rrethojnë. Në të njëjtën ditë, bashkëpunimi mes Venusit dhe Plutonit ndikon drejtpërdrejt në sektorin e karrierës dhe ju ndihmon të kuptoni edhe më mirë lidhjet që ju duhen për të arritur suksesin e dëshiruar. E ndërsa Mërkuri kthehet në retrogradë në Ujorin novator, do të rigjeni miqtë e së shkuarës. Bëhuni gati për një javë plot të reja!
Demi
Binjakët
Këtë javë komunikimi është pika kyçe i dashur Binjak! Hëna e plotë ju këshillon të njiheni me fuqinë e fjalës, ndërsa ndërveprimi i Venusit dhe Plutonit ju rrëfen të vërtetat në intimitet dhe eros. Një dorë ju jep edhe Mërkuri, i cili i pozicionuar në shenjën e Ujorit ju dhuron mençuri për tre muajt në vijim.
Gaforrja
Sa rëndësi kanë paratë për ju Gaforre? Mendohuni mirë sepse Hëna e plotë e ditës së martë definon marrëdhënien tuaj me të ardhurat, shpenzimet, kursimet dhe sigurinë e tyre. Për sa i përket romancës, me ndihmën e Venusit dhe Plutonit do të jeni thjesht të parezistueshëm. Intimiteti, dashuria dhe bisedat e thella do të jenë kryefjalët e kësaj jave.
Luani
Zgjohuni dhe shkëlqeni Luanë! Hëna e plotë sjell një rifreskim universal në çdo drejtim, duke ju bërë që të shpërtheni në arritje dhe vetëbesim. Binomi Venus – Pluton ju bën thirrje që të vendosni një zakon të ri që ju bën mirë për shëndetin. Pak aktivitet fizik nuk do të ishte aspak keq. Bëni kujdes vetëm të dielën, pasi në sajë të Mërkurit, mund të rikthehen disa situata ose marrëdhënie që mendonit se i kishit lënë në të shkuarën.
Virgjeresha
Peshorja
Akrepi
Është koha të ngjisni nivelet i dashur Akrep! Hëna e plotë në Luan ndryshon axhendën tuaj dhe ju orienton drejt suksesit. Kjo javë do t’ju imponojë të bëni disa biseda të vështira, por të rëndësishme. Tregojini personit të zemrës çfarë ju mundon, në mënyrë që të zgjidhni çdo ngërç. Fundjava do t’ju ndihmojë të reflektoni edhe në çështjet familjare, ndaj mund të themi se kjo javë sjell ngjitjen e shkallareve të nëndërgjegjjes dhe të raportit tuaj me të tjerët.
Shigjetari
Gati t’u riktheheni “detyrave të shtëpisë”? Natyra juaj kurioze do të gjejë paqe sepse Hëna e plotë ju sjell dëshirën dhe kohën për të mësuar çdo ditë diçka të re. Fizika kuantike, biologjia, politika dhe çdo fushë që ju intrigon do të jetë në fokusin tuaj. Frymëzohuni, mësoni, reflektoni dhe ndajini dijet me të tjerët. Ndërkohë, retrograda në Ujor dominon zonën e komunikimit dhe ndikon negativisht në të. Sqaroni çdo situatë para se të bëheni pjesë e keqkuptimeve.
Bricjapi
Cila është e vërteta juaj Bricjap? E marta është dita kur thoni dëshirat e fshehura, gjithashtu është dita kur ju kuptoheni më së miri nga të tjerët. Nga bashkëveprimi i Venusit dhe Plutonit do të keni një realizim të fuqishëm në fushën e dashurisë dhe do ta shfaqni atë më së miri. Mërkuri ju ndihmon të qartësoni arritjet personale dhe ato ekonomike.
Ujori
Gëzuar ditëlindjen Ujorë! Hëna e plotë jus jell një romancë të re, në mënyrë që të ndryshoni sjelljet e së shkuarës dhe të përqafoni një start të ri. Gjithashtu, Venusi dhe Plutoni ju ndihmojnë të çliroheni nga zakonet e këqija, duke ju ndihmuar të transformoni të gjithë javën. Komunikoni, dëgjoni, kuptoni dhe bëhuni pjesë e risive.
Peshqit
Këtë javë keni vetëm një prioritet: veten! Kujdesuni për veten dhe mirëqenien tuaj, sepse gjithçka e mirë do t’ju ndjekë. Nëse ndiheni keq, kërkoni ndihmën e miqve të ngushtë.
Një javë plot ide, emocione, njohje të reja dhe vende fantastike për t’u vizituar ju pret! Mos u ndalni dhe shijoni çdo moment.