Horoskopi për muajin Maj


Dashi

Maji është muaji i duhur që ju të shlyeni të gjitha dëmet dhe gabimet që keni bërë! Po, po flasim për llogarinë bankare. Nuk e dimë cilat janë planet tuaja dhe si do ia dilni, por duam t’ju themi që e keni tepruar maksimalisht! Por kemi një lajm të mirë: Hëna e Re në Dem më 11 maj përqafon Diellin dhe ndikon menjëherë të financat tuaja, duke ju lejuar që të vendosni një plan buxhetor, i cili nuk do ta dëmtojë kaq shumë llogarinë tuaj. Gjatë majit do të mësoni disa strategji të reja në investim, madje do të keni dhe disa burime të ardhurash, të cilat do të vijnë në një mënyrë të papritur.

Më 13 maj, një ngjarje e rëndësishme astreologjike do të ndodhë: Jupiteri zhvendoset te Peshqi dhe ju sjell mundësi fantastike, për të vjelur më të mirën e 2021-it. Jupiteri do të ndriçojë jetën tuaj, shqisat, intuitën dhe gjithçka, ndaj është koha perfekte për të ndërtuar një marrëdhënie të shëndetshme me mendjen tuaj. Guxoni të ëndërroni!

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Më 20 maj ndodh një tjetër event: Dielli rrëshet te Binjakët kuriozë dhe do t’ju sjellë vetëm energji dhe gjallëri. Argëtimi është kryefjala e majit, madje do të kthehet në një punë me kohë të plotë. Është periudha e duhur për të kontaktuar miqtë, të afërmit, kolegët dhe për të pranuar çdo ftesë!

Mezi po prisni për dashurinë? Gjatë këtij muaji, Dashët marrin një dozë të dyfishtë pasioni. Temperaturat po rriten, ngjarjet e zjarrta në jetën tuaj gjithashtu. Në momentin që do të përfshiheni në një interes të ri romantik, mos u surprizoni, ne ju paralajmëruam!

E më 26 maj, Hëna e Plotë në Shigjetar ndiçon diellin dhe formon eklipsin hënor. Kjo periudhë është unike dhe sjell shumë tranzicion, rend të vështirë, por të domosdoshëm.

Gjithsesi, duhet të themi se maji nuk rezervon vetëm të mira, por edhe një Mërkur në retrogradë, i cili do t’ju sjellë shumë keqkuptime, panik dhe kthesa të paparashikuara. Por, ne kemi besim te të gjithë Dashët! Do ia dilni shumë mirë!


Demi

Mesa duket, harta astrologjike ka një shenjë të preferuar: Demin! Muaji maj është ditëlindja juaj, çka do të thotë se është momenti të shkëlqeni! Ndërsa Dielli kthehet në një pozicion të saktë, ju do të ndiheni të freskët, të frymëzuar, perfektë!

Energjia festive do të rritet edhe më shumë më 11 maj, në të cilën Hëna e Re bashkohet me shenjën tuaj në një mënyrë shumë dinamike. Kjo hënë sjell mundësi të reja për të koordinuar emocionet dhe veprimet tuaja. Lulet nuk janë të vetmet që do të çelin gjatë këtij sezoni, karakteri juaj gjithashtu!

Më pas, 2 ditë më vonë, Jupiteri kthehet për të bërë mrekulli, duke sjellë një kapitull krejt të ri, të mbështetur nga inovacioni dhe bashkëpunimi.

Mos u habisni nëse papritur do të zgjeroni rrethin tuaj, të bashkoheni me miq virtualë apo të gjeni aktivistë me të njëjtat interesa si ju.

Financat tuaja kanë pësuar një rënie, por ju keni bërë qejf! Për fat të mirë, Dielli në Binjakë ju fton të vendosni qëllime të reja monetare, duke u siguruar që kuleta juaj të jetë plot.

Hëna e Përgjakur, me të gjithë fuqinë e saj, e çon temën e financave në një tjetër nivel, në atë të duhurin. Ndonëse eklipset mund të jenë pak kaotike, ju sërish do të shkëlqeni. Ndërsa udhëtoni në valët qiellore, mos harroni se koha është e pakthyeshme, ndaj rrëmbeni çdo çast!


Binjakët

Maji fillon relativisht normal, ju jeni duke ndjekur rutinën tuaj, tipike e Binjakëve. Por kjo nuk do të jetë pjesë e muajit për shumë gjatë, pasi më 11 maj, do të merrni një çlodhje të merituar për t’u karikuar siç duhet. Gjatë Majit do të gjeni shumë kohë për veten, duke përfshirë masazh, dushe të nxehta dhe të këndshme, serialet e preferuar në Netflix, apo edhe duke mbajtur shënim të gjitha idetë tuaja brilante.

Kur Jupiteri mbërrin te Peshqit, aktivizohet aspekti i karrierës dhe kjo do të thotë se jeni mëse gati që t’i shndërroni ëndrrat në realitet! Përdoreni të gjithë energjinë tuaj për të bërë lëvizje të guximshme!

Më 20 maj, kur nis edhe sezoni juaj i ditëlindjes, Dielli rrëshqet në shenjën tuaj dhe jeni gati për të festuar! Të gjithë sytë janë te ju dhe do ta pëlqeni dhe shfrytëzoni shumë të gjithë vëmendjen!

Eklipsi hënor ju lidh me fatin dhe me personat e ndryshëm që do të shfaqen në jetën tuaj. Është momenti të vëzhgoni dhe të mos gjykoni.

Për sa i përket Mërkurit dhe retrogradës bezdisëse, ju njoftojmë se nuk është fundi i botës! Mos e merrni me stres, mos merrni asgjë personale dhe për më tepër, mos i superoni forcat tuaja! Ndiqni këto këshilla dhe gjithçka do të shkojë super mirë.


Gaforrja

Në të gjithë zodiakun, nuk gjendet një shenjë më e butë dhe më e mirë se ju Gaforre. Pavarësisht situatës, ju dini t’i inkurajoni të gjithë, të jeni mbështetës dhe të rrezatoni pozitivitet. Kur Hëna dhe Dielli të bashkojnë forcat, ju do të jeni edhe më të ndjeshëm dhe më të dhembshur, duke u ndjerë shumë empatikë për gjithçka. Gjatë kësaj Hëne të Re do të aktivizohet zona juaj e drejtësisë sociale, aktivizimi dhe puna në komunitet, kështu që përgatituni për të rritur përkujdesjen tuaj.

Jupiteri dhe vendosja e tij te Peshqit paralajmëron një ndryshim të madh në horizont. Ky planet fatlum ju sjell aventura të reja, fantastike, duke ju nxitur të lini pas zonën e komfortit dhe të ndërmerrni hapa të rrezikshëm.

Kur Dielli shkon në Binjak, ju do të ndiheni të paqëndrueshëm dhe disi konfuzë. Mos u shqetësoni, por shfrytëzojeni këtë periudhë për t’u rilidhur me veten dhe botën tuaj të brendshme. Mendime të befta dhe ulje-ngritje emocionale do të jenë prezente, por sërish do të forcojnë psikikën tuaj.


Luani

Po, ju jeni një shenjë e përgjegjshme dhe ia dini vlerën çdo qindarke! Sigurisht, doni të krijoni kushtet e duhura për një investim fitimprurës, të zgjidhni politikën më të mirë të sigurimit e gjithçka tjetër. Por aspiratat tuaja do të plotësohen më 11 maj, ku ju jeni liderët e së ardhmes dhe ofroni një shkëlqim marramendës.

Kur Dielli dhe Hëna takohen, ju do të kremtoni në mënyrën më dinamike të mundshme mundësi unike, të cilat lidhen me karrierën dhe vlerat e trashëgimisë. Mos kini frikë të vendosni qëllime të reja, përkundrazi, jini të bindur se do t’i arrini ato!

Kur Jupiteri të shkojë te Peshqit, shumë kujtime do të zgjohen dhe ju do të riktheni çdo moment me personat e shtrenjtë të cilët i keni larg. Dijeni se çdo veprim që do të ndërmerrni gjatë periudhës së Jupiterit do të ndikojë në javët e ardhshme.

Më 20 maj, me kalimin e Diellit te Binjakët, do të kuptoni përfundimisht cilët janë miqtë tuaj të vërtetë. Ju do të pozicionoheni lart dhe për shumë njerëz do të jeni të pakapshëm. Kështu, do të bëhet shumë e qartë se kush ju mban peng dhe është një barrierë për ju.


Virgjëresha

Mirë se vini në muajin maj! E vështirë ta besojmë se jemi në muajin e pestë të vitit, por kohën s’e kemi në dorë. Gjatë gjithë vitit keni mbajtur një qëndrim pasiv, keni luajtur sipas rregullave dhe i jeni bindur “autoriteteve më të larta”, por më 11 maj, kur Dielli dhe Hëna pushtojnë Demin, do t’ju lindë dëshira për të eksploruar dhe për të ndërmarrë aventura të reja. Në sezonin e Hënës së Re, të gjitha ambiciet tuaja do të arrihen!

Më 13 maj, kur planeti i bollëkut, Jupiteri shkon te Peshqit dhe shfaq shenja optimizmi, mund të themi se çdo bashkëpunim dhe aleancë do të jetë perfekte. Lëvizja e Jupiterit në zonën e Peshqve tregon se jeni gati për një lidhje të ngushtë, tejet serioze. Gjithsesi, kjo është vetëm nisja e ngjarjeve madhore.

Sezoni i Binjakëve dhe bashkëpunimi me Diellin ju sjell energji, logjikë dhe shumë të papritura. Pozitiviteti i Binjakëve ndriçon në shenjën tuaj në aspektin e karrierës dhe reputacionit, duke paralajmëruar momente shumë të mbara në aspiratat tuaja profesionale.


Peshorja

Ju jeni një shenjë tejet diplomate dhe ndërmjetësimi dhe konsensusi ju lind mëse natyrshëm. Jeni të aftë të zgjidhni edhe konfliktet më të vështira, por më 11 maj, do të kuptoni se disa situata thjesht nuk mund të zgjidhen. Në fakt, kjo hënë e fuqishme shërben edhe si një rikujtim se tensioni është një shprehi shumë e rëndësishme, e cila përbën shumë dallim nga ato çka mund të jeni duke kaluar momentalisht. Nën këtë qiell të trazuar, mos kini frikë të pranoni emocionet tuaja dhe të bëni një bisedë të thellë me veten. Të gjitha emocionet tuaja, qofshin pozitive apo negative, zhgënjimi, zemërimi, xhelozia, trishtimi, etj do të gjejnë zgjidhje vetëm nëse i komfortoni dhe pranoni ato.

Jupiteri dhe kalimi i tij te Peshqit lidhet me rutinën tuaj dhe me përvojat e përditshme. Nëse jeni duke përjetuar një ngërç emocional, por edhe monotoni, kjo lëvizje do të sjellë një ndryshim 180 gradë në raportin tuaj me kohën dhe veten.

Më 20 maj, lëvizja e Diellit në Binjakët, përkon me një sezon të ri emocionues, të ushqyer nga udhëtimet, aventurat dhe zbulimet. Keni dëshirë të madhe për të udhëtuar, pavarësisht situatës globale. Gjithsesi, të reja të shumëpritura vijnë për ju, në trajtën më të pazakontë.


Akrepi

Jeni një ndër shenjat që do të prekeni më shumë nga ngjarjet astrologjike dhe do të ndjeni çdo lëvizje që planetet kryejnë. Demi ndriçon sferën e partneritetit, ndaj do ta gjeni veten duke menduar për dashurinë, pasionin dhe romancën. Më 11 maj, Dielli dhe Hëna do të bashkojnë forcat në qiellin e Demit dhe do të formojnë një hënë të re, të fuqishme, çka do të thotë se marrëdhënia juaj do të bëhet edhe më serioze dhe do të jeni gati të ndërmerrni një hap të madh. Akrepët beqarë do ta gjejnë veten në kërkim të shpirtit binjak dhe të aleancave të reja.

Jupiteri, planeti i bollëkut, do të jetë i lumtur të mbështesë përpjekjet tuaja më të fundit. Më 13 maj, ky planet i mrekullueshëm do të zhvendoset në qiellin e Peshqve për herë të parë që nga viti 2010. Jupiteri në Peshqit do të ofrojë një periudhë jashtëzakonisht të mbarë për ju, prandaj mos kini frikë të zhyteni në kënaqësitë momentale.

Më 20 maj, Dielli zhvendoset në qiellin e Binjakëve, duke nisur një sezon të ri astrologjik. Binjakët si karakteristikë dualitetin famëkeq, por ju jeni familjarë për shumëdimensionalitetin, duke konsideruar natyrën tuaj komplekse.

Gjatë javëve të ardhshme, Dielli do të zhvendoset në zonën e tuaj të intimitetit, intensitetit dhe transformimit. Gjatë kësaj periudhe, do ju pëlqejë të hetoni qoshet e psikikës suaj dhe do të reflektoni gjatë, mbi gjithçka.


Shigjetari

Gjatë këtij muaji do t’ju shijojë shumë rebelimi në çdo aspekt. Si një shenjë shumë e zjarrtë e zodiakut, do të ushqeheni me kuriozitet, pasion dhe udhëtime. Ky muaj ju gjen në arrati, por edhe në shtëpi, duke kryer të gjitha detyrat tuaja, të cilat mund t’ju duken të rëndomta dhe t’ju privojnë nga kënaqësitë tuaja.

Pjesa e qëndrimit në shtpëi do të ndodhë në periudhën kur Jupiteri do t’ju nxisë të jeni më shtëpiak/ amvisë. Gjatë kësaj kohe do t’i dedikoheni leximit, ose hobive të tjera që kanë lidhje me artin në përgjithësi. Gjithsesi, nuk do të mungojnë as tensionet, të cilat lidhen me shtëpinë. Por, ndryshe nga ç’e paramendoni, këto tensione në vend që të lënë hapësirë për debat, faktikisht, do të tregojnë sa të forta janë rrënjët tuaja.

Edhe pse jeni një udhëtar i vetëm, do të tundoheni të bëni pjesë të përditshmërisë suaj një mik të ri. Mos bëni rezistencë i dashur Shigjetar. Dinamizmi juaj është ngjitës, ndaj përpos argëtimit dhe bisedave fantastike, nuk do ndodhë asgjë negative.


Bricjapi

Nëse ka një cilësi të cilën e kemi zili është pikërisht etika juaj e pashembullt në punë. Bonus? Qëndrueshmëria e palodhur dhe pragmatizmi i mpehtë që ju karakterizojnë! Gjithsesi, edhe pse jeni i prerë dhe objektivë, nuk do të thotë se nuk jeni krijues. Kjo anë e panjohur e juaja del në pah më 11 maj, ku ju do të jepeni pas pasioneve dhe kënaqësive. Ndjenja abstrakte, por edhe një kërkesë e lartë për të ushqyer shpirtin me art do t’ju surprizojnë juve dhe të tjerët rreth jush.

Dy ditë më vonë, kur Jupiteri kalon në qiellin e Peshqve, do të përqafoni inovacionin, teknologjinë dhe bashkëpunimin. Gjatë kësaj kohe do të jeni më kritikë jo vetëm profesionalisht, por edhe shpirtërisht.

Më 20 maj, Dielli lëviz në Binjakët, duke nisur një sezon të ri astrologjik. E dimë që nuk do ta besoni atë që po ju themi, por sezoni i Binjakëve është një kohë e përkryer për ju që të pushoni nga qëllimet tuaja afatgjata. Binjakët ndriçojnë zonën që lidhet me detyrat, përgjegjësitë dhe strukturën e përditshme të jetës suaj dhe kjo është një mundësi jetike që ju të merrni inventar në orarin tuaj, duke u siguruar që jeni duke kaluar një kohë produktive.


Ujori

Pavarësisht mendimit klishe që ekziston për ju, duhet të theksojmë që nuk jeni një rebel pa kauzë. Bota nuk është e përsosur, por ju jeni personi i duhur për ta ndryshuar këtë. Hëna e Re në Dem adreson të gjitha problematikat shqetësuese dhe gjithçka nis te familja juaj. Do të përkujdeseni maksimalisht për të gjithë. Nën këtë qiell, ju shfaqet një mundësi unike për të zgjidhur çështje sfiduese me të afërmit tuaj, njëkohësisht për të vendosur kufij të nevojshëm me familjarët e patakt.

Jupiteri dhe bollëku që ofron hyn edhe në shenjën tuaj, duke sjellë ndryshime masive, për të aktivizuar të gjitha fushat e caktuar, veçanërisht atë profesionale. Më 13 maj, planeti i fatit ju sjell shumë para.

Më pas, një javë më vonë, eklipsi i Hënës së Plotë ndriçon qiellin dhe rrjedhimisht, lidhet me zonën e krijimtarisë dhe bashkëpunimin e duhur. Kjo është një hënë e frymëzuar nga ju, nga fuqia dhe energjia juaj.

Eklipset shpejtojnë kohën dhe ju shtyjnë të bëni gjithçka, duke ju nxitur të kryeni edhe punët më të vështira.

Gjatë retrogradës së Mërkurit do të përjetoni një rrotullim fatkeq, i cili lidhet me keqkuptime të vazhdueshme, dhimbje koke dhe problematika të ndryshme.

Deri në mes të qershorit do të jeni të ndjeshëm gjatë bisedave të nxehta.


Peshqit

Muaj i ri, energji e re! Më 11 maj, Dielli dhe Hëna takohen në Dem, duke kompletuar eksperiencën tuaj me komunitetin përreth. Do të ndiheni të frymëzuar për t’u lidhur me miqtë, kolegët dhe të afërmit. Edhe pse viti i kaluar ka qenë shumë i izoluar, sërish do të ndjeni nevojën të rilidheni me pjesën tjetër dhe për këtë do ju duhet shumë energji, të cilën fatmirësisht e posedoni.

Gati për më shumë lajme të mira? Më 13 maj, Jupiteri – planeti i zgjerimit dhe bollëkut – do të hyjë në shenjën tuaj për herë të parë që nga viti 2010. Ky është lajm i madh për shenjën tuaj! Për më tepër, Jupiteri qeveris Peshqit, çka do të thotë se ka një lidhje të veçantë, magjike midis këtij planetit të gaztë dhe shenjës tuaj të zodiakut. Ta themi thjesht, pastër dhe qartë, Jupiteri ju do!

Mbërtheni rripin e sigurimit tuaj, Peshq të dashur, sepse siç e dini, jeta juaj do të ndryshojë përgjithmonë… ose të paktën për dymbëdhjetë vitet e ardhshme. Pra, çfarë do të thotë kjo për ju? Vetëm koha do ta tregojë, por kushtojini vëmendje të veçantë asaj cka po ndodh në jetën tënde midis 13 majit dhe 28 korrikut.