Horoskopi për muajin Tetor

I gjithë muaji tetor sjell shumë surpriza. Përgatituni për ndryshime marramendëse dhe zbuloni çfarë rezervon shenja juaj e zodiakut.


Dashi

Përshëndetje Dashi udhëheqës! Këtë muaj, kozmosi ju fuqizon çdo ditë e më shumë. Do të vijoni të shkëlqeni dhe të jeni si përherë, në formën më të mirë të mundshme. Të gjitha hatërmbetjet e vjetra në aspektin e dashurisë do të largohen me Hënën e Re, më 6 tetor. Ky event qiellor vë në fokus nevojat tuaja primare dhe rinivelon gjithçka. Ka një ndryshim madhor në mentalitetin tuaj, një cikël të ri hënor dhe shumë surpriza. Gjatë këtij muaji, mund ta gjeni veten duke ndryshuar pikëpamjet tuaja mbi dashurinë, por edhe nënshkrime të kontraktave dhe marrëveshjeve të rëndësishme. Tanimë është fiks momenti për të përdorur energjinë tuaj të zjarrtë dhe për të vendosur çfarë është e drejtë dhe çfarë jo.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Një marrëveshje afatgjatë ose një marrëdhënie biznesi, mund të ndryshojë për shkak të një lidhjeje shumë të fortë mes Hënës së Re dhe retrogradës së Plutonit në Bricjap. Kjo lidhje ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në karrierën tuaj. Shikoni edhe një mundësi të së kaluarës, e cila ka shanse të shfaqet sërish. Mos u shqetësoni, pasi këtë muaj, çdo ndryshim do të jetë në favorin tuaj në një periudhë shumë afatgjatë. Hëna e Re merr një mbështetje të jashtëzakonshme nga Jupiteri, i cili ndodhet në Ujor. Me shpejtësi, po lëvizni drejt ngjarjeve të mëdha dhe pozitive!


Demi

Për një shenjë si Dashi, tetori rezervon plot ditë me punë, rutinë, mirëqenie dhe marrëdhënie të shëndetshme. Më 6 tetor, Hëna e Re në Peshore sjell një rend të ri, për të sistemuar gatishmërinë dhe disponibilitetin tuaj. Hëna e Re është një ngjarje që ka lidhet me pozicionin e Hënës dhe Diellit, të cilët ndodhen në të njëjtën shenjë, duke treguar kujdes maksimal ndaj detajeve, por mbi të gjitha mirëqenies personale. Nëse gjatë kësaj kohe keni menduar për të tjerët, zhvendoseni fokusin te vetvetja! Kjo Hënë e Re mund të shfaqë përparime të dukshme në karrierë, si rezultat i dedikimit tuaj të vazhdueshëm. Jupiteri dhe Saturni ndodhen në shtëpinë tuaj të dhjetë dhe premtojnë një muaj të bukur.

Gjithçka do të qartësohet me largimin e retrogradës së Mërkurit. Keqkuptimet, konfuzioni dhe mungesa e dëshirës për projekte të reja do të zgjidhen, për të sjellë një periudhë të begatë të jetës suaj.

Më 20 tetor, një tjetër energji e plotfuqishme do të jetë në shenjën e Dashit, me Hënën e Plotë. Ky rast special ndryshon mendimet tuaja si një lider. Mund të përjetoni një ndryshim ose ngritje në statusin tuaj profesional, por së pari, kozmosi po kërkon që ju të mbroni veten dhe idetë tuaja!


Binjakët

Më e mira e të dyja botëve, e mishëruar në një shenjë zodiaku! Këtë muaj, bëhuni gati për një rishikim, rinovim dhe reflektim të madh. Kjo periudhë do të nisë që në 6 tetor, për të prekur shtëpinë tuaj të romancës, krijimtarisë dhe investimeve. Hëna e Re sjell energji të re dhe frymëzuese, përparime pozitive dhe shumë fat e mundësi fantastike. Prisni një rikthim të investimeve, shpërthime romantike nga e kaluara juaj, ose një partner bashkëpunimi, me të cilin keni lënë përgjysmë një projekt.

Është e rëndësishme të theksojmë se Mërkuri, sundimtari juaj planetar, ndodhet në retrogradë, në shenjën e Peshores. Por, më 17 tetor, mjegulla pastrohet, gjithashtu edhe vonesat, pengesat dhe keqkuptimet që keni hasur më parë. Mërkuri ju prek juve më shumë se shenjat e tjera, ndaj gjatë kësaj periudhe tranziti, rishikoni zgjedhjet dhe vendimet tuaja. Merrni kohën tuaj kur punoni me të tjerët, mos filloni asgjë të re dhe qëndroni jashtë nënshkrimit të kontratave, të paktën deri më 2 nëntor.

Sezoni i Akrepit do të fillojë më 23 tetor dhe Dielli do të ndriçojë zonën tuaj të punës, rutinës dhe mirëqenies. Është momenti për një reflektim radikal të mënyrës si po përftoni dije të reja. Ndryshimet e reja të orarit, problemet shëndetësore, ose një rritje page në punë mund të jenë vetëm disa nga surprizat. Mos harroni të vendosni nevojat tuaja në radhë të parë dhe të praktikoni kujdesin për veten. Jini të vetëdijshëm për tensionin me kolegët!


Gaforrja

Të dashura Gaforre, bëhuni gati për një muaj fantastik! E dimë se ndryshimet e papritura mund të jenë sfiduese për ju, pasi e adhuroni për stabilitetin, por tanimë është koha të përqafoni baticat dhe të përgatiteni për më të mirën. Muaji nis me Hënën e Re, për ndryshime, investime, një partner të ri romantik dhe pse jo, edhe kontrata të rëndësishme në karrierë. Mos harroni të jeni vetvetja dhe të mbroheni emocionalisht, në mënyrë që të ruani ekuilibrin që dëshironi.

Mesi i muajit sjell një pastrim të shumëpritur në çdo sferë të jetës. Progres i vazhdueshëm dhe shumë të mira ju presin, veçanërisht në sektorin e familjes dhe shtëpisë.

Hëna e Plotë ju fuqizon dhe ju këshillon të merrni frenat e karrierës dhe jetës suaj profesionale. Një marrëveshje kontraktuale, ose një mundësi e re financiare mund të shfaqen shumë shpejt, si rezultat i punës suaj. Por, pavarësisht angazhimit të ri, sërish do të ktheheni te balanca që aq shumë kërkoni. Mos harroni të synoni lart dhe t’i drejtoni sytë nga yjet.

Fuqia juaj krijuese, vetëshprehja dhe romanca do të nxehen ndërsa Dielli lëviz në shenjën e Akrepit, më 23 tetor. Me këtë ndryshim të shenjës së zodiakut, ju mund të përjetoni thellimin e një romance ekzistuese, ose një flirt të ri pasionant. Ky ndryshim po sjell gjithashtu vitalitet dhe energji transformuese në sferën profesionale. Shfrytëzojeni këtë energji pozitive duke eksperimentuar me ide të reja.


Luani

Hej, Luanë rrëzëllitës! Ky muaj ka vetëm një këshillë: komunikim të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm! Hëna e Re në Peshore rikthen komunikimin dhe bisedat e pambyllura, kontrata të rëndësishme, marrëveshje vendimtare dhe shumë ndryshime në rutinën tuaj të përditshme. Projektet e punës dhe mundësi të reja ju inkurajojnë të ndryshoni strukturën e punës dhe të merrni kohën e duhur për t’u përkujdesur për veten.

Nëse jëni bëqarë, ky është momenti i duhur për të kthyer një raport nga sipërfaqësor në diçka më shumë.

Në mes të muajit, Mërkuri, planeti i komunikimit, më në fund do të kthehet drejtpërdrejt në Peshore më 17 tetor. Mërkuri po kryen trajektoren e tij në shtëpinë tuaj të tretë të komunikimit, duke sjellë vonesa, keqkuptime, apo edhe biseda të vjetra, që janë lënë përgjysmë në DM.

Më 20 tetor, ka një Hënë të Plotë intensive shkon në Dash dhe ndikon në fushën e progresi, udhëtimeve dhe mençurisë. Ndërsa ka disa lidhje sfiduese planetare gjatë kësaj Hëne të Plotë, ju po merrni mbështetje nga Jupiteri, i cili ndodhet në Ujor. Nga përvojat dhe ndryshimet e reja vjen zgjerimi dhe rritja.

Me mbylljen e muajit, Dielli kalon në Akrep më 23 tetor, duke çelur një sezon transformimi që do të ndikojë shumë në shtëpinë tuaj, karrierën dhe marrëveshjet e rëndësishme. Tani që ka një perspektivë serioze, marrëdhëniet gjithashtu mund të jenë të nxehta dhe të rënda edhe për ju. Prisni mundësi të reja, ngritje, dhe disa prej jush madje mund të lëvizin në një vend emocionalisht më të kënaqshëm.


Virgjëresha

Të dashura Virgjëresha, konsideroni faktin që këtë muaj do të merrni gjithçka dëshironi, mjafton t’i njihni vlerat dhe meritat vetes! Universi ju inkurajon të rimerrni vlerën tuaj, veçanërisht kur lidhet në aspektin profesional. Muaji fillon me Hënën e Re në Peshore më 6 tetor, në fushën e parave dhe vetëvlerësimit tuaj. Situatat që po zhvillohen tani mund të shkaktojnë ndryshime në këtë fushë të jetës suaj. Nëse keni filluar punën dhe nuk ndiheni sikur jeni vlerësuar si duhet, tani mund të bëni bisedën e shumëpritur.

Tetori është gjithashtu një muaj, në të cilin yjet ju inkurajojnë të riorganizoheni, rinegocioheni dhe shikoni detajet e financave tuaja në një mënyrë më të gjerë. Duket së në ditët e ardhshme, fati është superfuqia juaj!

Pas datës 17, do të jeni në gjendje të ecni përpara dhe të bëni edhe më shumë progres me një perspektivë më të mirë financiare dhe më shumë besim në kërkimin e asaj çka meritoni.

Më 20 tetor, ka një Hënë të Plotë të fuqishme në Dash, e cila do të ndriçojë shtëpinë tuaj të tetë të burimeve të përbashkëta, çështjeve ligjore dhe parave të njerëzve të tjerë. Ky event qiellor do të shkaktojë efektin e ndritshëm që ne të gjithë e njohim dhe e duam. Prisni që ky aktivitet hënor të sjellë ndryshime të mëdha në financat tuaja, si marrja e një huaje, hipotekimi i një prone ose një shumë parash që keni pritur.

Ndërsa muaji mbaron, Dielli lëviz në shenjën e Akrepit, në sektorin tuaj të komunikimit. Po nis një sezon që fokusohet në mënyrën se si komunikoni dhe artikuloni veten, veçanërisht kur bëhet fjalë për karrierën. Përgatituni për projekte serioze që do të vijnë në rrugën tuaj, por bëni një hap në një kohë dhe mos e mbingarkoni veten me detajet.


Peshorja

Të gjitha Peshoret, vëmendjen këtu! Ky është sezoni juaj dhe Dielli po shkëlqen, për t’ju dhuruar vitalitet, ndryshim dhe energjinë e duhur. Muaji nis me fuqinë e Hënës së Re dhe ky cikël është ai më me ndikim, pasi e prek shenjën tuaj drejtpërdrejt. Po ndodh në shenjën tuaj dhe krijon një lidhje shumë intense me retrogradën e Plutonit në Bricjap. Prisni që marrëdhëniet afatgjata të hasen me një ndryshim radikal; kjo në aspektin profesional, ose romantik.

Mos u stresoni për asgjë, pasi gjithçka do të ketë një impakt shumë pozitiv.

Nga mesi i muajit, do të rifitoni qetësinë dhe energjinë mendore, të cilën e keni kaq të nevojshme. Mërkuri, planeti i komunikimit, do të kthehet më 17 tetor në Peshore, duke krijuar një dallgë dramatike. Do të përballeni me më shumë probleme se zakonisht, por të gjitha do të gjejnë zgjidhje, me një qartësi që ju kishte munguar. Peshoret do të gjejnë balancën e duhur dhe kjo periudhë e ndritur do t’ju shoqërojë deri më 2 nëntor.

Muaji përfundon me një shënim mahnitës, ndërsa Dielli lëviz në Akrep më 23 tetor. Kjo, duke vënë në qendër të vëmendjes paratë, financat dhe përfitimet tuaja materiale. Fokusi juaj do të fillojë të zhvendoset nga vetja në këtë fushë të jetës. Prisni transformimin, ndryshimin dhe një pastrim të thellë të asaj që nuk ka më vlerë për ju.


Akrepi

Akrepë cinikë dhe të paparashikueshëm, ky muaj sjell shumë të reja! Mendime më të gjalla, perspektiva unike, një shëndet më i mirë dhe rutinë më gjithëpërfshirëse, të gjitha në tetor! Një ndryshim i shumëfishtë në fushën tuaj private, rezultate të cilat do të jenë shumë të dukshme gjatë ditëve në vijim. Ndoshta, në të kaluarën nuk keni kërkuar si duhet atë që dëshironi, por falë retrogradës së Mërkurit, ju vjen sërish një mundësi e artë, të cilën, zodiaku ju këshillon ta shfrytëzoni.

Mos harroni se ju jeni epiqendra e gjithçkaje, andaj me shumë besim në vetvete, bëhuni gati të përballeni me ndryshimet e duhura.

Ndryshimet në këtë fushë të jetës do të vazhdojnë të përparojnë pasi Mërkuri në Peshore sundon mbi komunikimin, marrëveshjet dhe kontratat.

Më 20 tetor, Hëna e Plotë në Dash po ju inkurajon të ndërmerrni veprime në punën tuaj, rutinën e përditshme dhe çështjet që lidhen me shëndetin. Dashi ju shtyn drejt një energjie të re, drejt udhëheqjes plot pasion, ndaj mos u çudisni nëse do të merrni përsipër detyra dhe nisma të rëndësishme, të cilat më parë as nuk ju kishin shkuar në mendje.


Shigjetari

Shigjetarët e mi, të guximshëm, ky tetor është shumë i fuqishëm për ju. Natyrisht, ju keni një tablo të gjerë të pasioneve, qëllimeve dhe ëndrrave tuaja, por universi ju ofron një ndryshim të rëndësishëm gjatë këtij muaji.

Më 6 tetor, me hyrjen e Hënës së Re në Peshore, ndryshon edhe vizioni juaj, si dhe shpresa për të ardhmen. Prisni një diferencë të dukshme në financa, ose një mundësi të re për të fituar para. Mirë është, që gjatë kësaj kohe të fitoni njohjet e duhura.

Mbani mend se Mërkuri, planeti i komunikimit ndodhet në retrogradë, deri më 17 tetor. Bëni kujdes me ato që thoni, ose publikoni në rrjetet sociale. Bisedat e gabuara, “talljet”, apo gabimet e shumta mund të mblidhen të gjitha, për t’ju vështirësuar jetën. Për të shmangur këtë tension të panevojshëm, do të ishte e udhës të bënit disa hapa mbrapa dhe të rishihni idetë, mesazhet, apo edhe fjalët tuaja.

Sezoni i Peshores do të përfundojë më 23 tetor, për t’ia lënë vendin fuqisë së Akrepit. Gjatë kësaj periudhe, Dielli do të hyjë në shtëpinë tuaj të dymbëdhjetë dhe do të fillojë të kundërshtojë Uranin në Dem, në mënyrë retrograde dhe kjo prek sektorin tuaj të punës. Kjo lidhje planetare po sjell shijen e ndryshimit, ndaj prisni risi të papritura në rutinën tuaj të përditshme, llojin e punës që bëni, kontratat dhe mënyrën se si e artikuloni veten te të tjerët. Kujdesi për veten dhe mirëqenien tuaj do të jetë gjithashtu i dobishëm për ju.


Bricjapi

Bricjapë, a.k.a the Goats, tetori është muaji kur rimerrni fuqinë tuaj në karrierën dhe në jetën tuaj profesionale. Më 6 tetor, Hëna e Re në Peshore hyn në shtëpinë tuaj të dhjetë, duke e nisur këtë muaj me fuqi të reja, një mundësi të re pune, apo ndryshimi i statusit aktual. Sigurisht, kjo do të ndikojë edhe në financat tuaja, për të përparuar në një plan më afatgjatë. Gjatë kësaj periudhe, vendosni rripin e sigurimit, pasi do të fluturoni shumë lart!

Për momentin, Mërkuri është retrogradë në shenjën e Peshores. Gjatë gjysmës së parë të muajit, mund të ndiheni të imponuar për të bërë një reflektim, modifikim dhe rishikim të fushave e jetës suaj profesionale. Ju mendoni se këto sfera duhet të evoluojnë dhe kjo është koha e përsosur për të ndërmarrë veprimet e duhura. Mendoni ku duhet të shkojë karriera juaj, çfarë ju pengon dhe çfarë ju motivon. Hapi tjetër, bëni hapat e nevojshëm për të shkuar drejt saj.

Hëna e Plotë në Dash do të ndodhë më 20 tetor dhe do të aktivizojë energjinë udhëheqëse në karrierën tuaj, shtëpinë dhe botën emocionale. Kjo do të ndodhë kur Hëna në shtëpinë tuaj të katërt, do të krijojë një kundërshtim të saktë me Diellin, duke cekur sektorin tuaj profesional. Jo vetëm kaq, por Hëna e Plotë po krijon lidhje sfiduese me Plutonin që ndodhet në retrogradë në shenjën tuaj. Lajmi i mirë është se ka mbështetje nga planeti i rritjes, i cili gjendet në Ujor. Ndryshime të rëndësishme për ju po vijnë. Nëse ndiheni të sfiduar, kujtohuni se janë shumë të nevojshme për evolucionin tuaj.


Ujori

Ujorë, ky muaj sjell ndryshime, rritje, më shumë përgjegjshmëri! Ju jeni një nga shenjat që përjetoni zgjerimin e nevojshëm, falë tranzitit të Jupiterit në shenjën tuaj.

Hëna e Re në Peshore e aktivizon këtë energji dhe e dërgon edhe më tej, duke zgjuar mençurinë, intuitën dhe vizionin tuaj më të lartë. Mund të zhvilloni një udhëtim që do të ndryshojë rrënjësisht perspektivat tuaja të jetës, në çështje të ndryshme.

Ndërsa muaji përparon, ju mund të përjetoni vonesa në udhëtimet në distanca të gjata, komunikime të nxituara dhe të ndjeni presionin për të rregulluar planet tuaja. Mërkuri, planeti i komunikimit, do të jetë retrogradë në shenjën e Peshores, derisa të kthehet drejtpërdrejt në pozicionin e duhur, më 17 tetor. Kjo nuk do është periudha më e mirë për të shkruar ide, apo për të nisur kurse apo projekte të reja komunikimi. Në vend të kësaj, merrni kohë për të rivlerësuar ato që keni bërë dhe të rregulloni sfera të mbetura pezull.

Ndërsa rifitoni këtë qartësi mendore, Hëna e Plotë në Dash, më 20 tetor është në shtëpinë tuaj të tretë të komunikimit. Ju mund të përballeni me lajme të vështira ose kontrata për të cilat nuk jeni përgatitur, por universi po ju inkurajon që të bëni më të mirën për veten dhe gjithçka do të kthehet në favorin tuaj.


Peshqit

Për Peshqit, muaji fillon me fuqi të reja, frymëzuese! Hëna e Re në Peshore, do të prekë zonën tuaj emocionale dhe transformimeve dhe burimeve të ndryshme. Kjo sjell ndryshime në lidhje me investime të rëndësishme, menaxhimin e parave, përkujdesjen në një marrëdhënie të re apo afatgjatë, si dhe komunikim më të hapur me të gjithë ata që ju rrethojnë.

Edhe nëse ajo që prisni është vonuar, me shumë mundësi do ta merrni këtë muaj. Ky është fiks momenti për t’u organizuar dhe për të bashkuar forcat.

Ndërsa muaji përparon, Mërkuri, planeti i komunikimit, do të jetë retrogradë në të njëjtën fushë të jetës tuaj deri më 17 tetor, kur do të lëvizë drejtpërdrejt. Kjo mund të sjellë një shtresë konfuzioni për gjysmën e parë të muajit, veçanërisht nëse jeni duke trajtuar çështje ligjore, marrëveshjeve financiare dhe kontratave. Kushtojini vëmendje detajeve dhe lexoni klauzolat e fshehta. Gjithashtu, është e rëndësishme të theksohet se ekziston një periudhë post-retrograde që zgjat deri më 2 nëntor!

Më 20 tetor, Hëna e Plotë në Dash do të fillojë lëvizjen në anën e kundërt të boshtit energjik. Kjo ju inkurajon të merrni drejtimin dhe të artikuloni atë që dëshironi, në aspektin financiar.

Ndërsa muaji mbyllet, vjen sezoni i Akrepit më 23 tetor, duke shënuar fillimin zyrtar të një sezoni me plot të papritura. Akrepi është një energji transformimi dhe evolucioni. Disa Peshq mund të përjetojnë një përvojë të thellë, përmes udhëtimit ose mundësinë për të mësuar një talent të ri, si dhe duke ndarë mençurinë tuaj me të tjerët. Eksperiencat e reja mund t’ju ndihmojnë të përparoni për më mirë!