Isida Mollaymeri

Stil

Cila/cili është një ikonë mode për ju?
Nuk kam ndonjë . Kurrë nuk kopjoj veshje. Më pëlqen gjithmonë truri im i kombinimit.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Parfumi juaj i preferuar dhe pse?
Kam shumë, por më i lashti që s’e ndërroj me asgjë është Hermes “Un Jardin En Mediterranee“.

Rimeli juaj i preferuar dhe pse?
“Chanel”, më përshtatet shumë me qerpikët e mi të pabindur.

 

Thënia jote e preferuar rreth modës?
“Nuk jam aq e pasur sa të blej rroba të lira”.


Veshja juaj e përditshme?

Po varet si zjohem, unë kam ekstravagante si natyrë, guxoj shumë, edhe sportit do i vë një gjë të cuditshme për kombinim. “Dsquared”, “Elisabetta Franchi,Nike”, “Adidas”, “Oysho”, “Netëork,United Nude”, “D&G”; varet si vishem. Por të gjithë ata që më njohin e dinë që unë jam e fiksuar pas “Underwear”. I adhuroj, duhet të jenë ato perfekte, pastaj ato që vesh sipër.

Modeli dhe marka e preferuar e këpucëve?
Modeli më ekstravagant dhe më i cuditshëm, “United Nude“.

Stilisti i preferuar?
Shqiptar  “Ardi Asllani” dhe i huaj “ Balmain”.

Aksesori që përdorni aktualisht, dhe ndonjë brand i njohur i bizhuve që ju pëlqen?
Une nuk përdor bizhu asnjëherë. Unë dashuroj floririn; cdo gjë që kam është flori, më përjashtim të disa dhuratave që janë vëthë e varëse “Gucci” apo “Swarovski”.

Wishlist, çfarë të ka mbetur në mendje këtë vit, çfarë dëshiron të blesh? 
Deri tani ato 4 gjëra që kisha ndërmend i kam blerë, por s’i dihet në vazhdim, sepse sa herë udhëtoj më del ndonjë gjë që s’e kam, ose që duhet ta kem patjetër.


Personalitet

Nëse do të zgjidhje një gjini artisike përveç baletit si më të preferuarën, cila do të ishte dhe pse?
Aktore. Pasi mbarova 2 shkollat e planifikuara nga unë e familja, doja të bëja edhe aktrimin. Është një profesion që i përshatet shumë karakterit tim.

Filmi/Regjizori/Aktori i preferuar?    
Filmi i preferuar është “Gladiatori”.
Aktori i preferuar është Jason Statham.
Regjizori i preferuar është James Cameron.

Libri e preferuar/ Titulli që të pëlqen më shumë?
S’mund t’i ndaj! Të gjithë që kam lexuar janë shumë të bukur, varet dhe si jam psikologjikisht, ose me ngarkesën e punës.
“Gandi”, “Shija e nje burri”, “I burgosuri i Qiellit”, “Marina”, “Kalorësi i Bronztë”, “E lidhur ngushtë me ty”, këto janë ato qe më kan ngelur në kujtesë.

Kuzhina e preferuar?
Fatmirësisht i kam shumë te mira marrëdhëniet me ushqimin. Ha cdo gjë ,s’bëj naze, e gjej veten kudo. Të gjitha kuzhinat i dua, përvec asaj daneze. Peshkun me sheqer nuk e hëngra dot. Pastaj nga ne, Europa e deri tek Kina, Japonia, India e më tej, i dua shumë të gjitha ushqimet .