Jennifer Lawrence, vajza më stylish në Hollywood

E bukur, karizmatike dhe plot humor, Lawrence, përpos faktit se është një aktore e përkryer, e cila ka rrëmbyer edhe një Oscar që në fillimet e karrierës, ka dhe një stil shumë identifikues dhe frymëzues.
Elegance ju sjell 10 veshjet më të bukura në daljet publike të yllit të Hollywood-it.


2008 me krijimin e Alberta Ferretti
Padyshim është ngjyra dhe modeli që i përshtatet më së shumti Jennifer Lawrence!

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


2010 me fustanin nga Thakoon
Jennifer është padyshim një fanse e fustaneve të gjatë dhe kurrë nuk na zhgënjen me aparencën e saj.


2011 me L’Wren Scott
E shndërritshme dhe rrëzëllitëse!


2011 me kryeveprën e Louis Vuitton
Mjellma e zezë mund të gjejë vendin perfekt në një fustan po aq perfekt.


Në 2014 ka zgjedhur Christian Dior
Fustani fantastik kombinohet më së miri me aksesorë me diamantë.


2014 me Jason Wu
Kemi vetëm një fjalë për stilin e yllit hollywood-ian: “Mahnitës”!


2015 dhe Mugler
Fustani unik dhe një gotë verë përbëjnë duo-n perfekte.


2016, klasike me Stella McCartney
Kustumet nuk janë dukur kurrë më bukur!


2017, sërish e dashuruar me Dior
Nga përrallat më të bukura, në tapetin e kuq.


2018 definohet nga Versace
Krijimi i preferuar i Donatella Versace, vetëm për Jennifer Lawrence.