Kamela Islamaj: “Dua të jem e lumtur”

Ku ndodheni tani dhe me çfarë po merreni?
Sapo u ktheva nga puna, mbarova disa takime…Tani kam kohën për veten! Një prej këtyre momenteve është edhe fakti që po shkruaj këtë intervistë për revistën tuaj.

Cili është vendimi më i mirë që keni marrë ndonjëherë?
Vendimi më i mirë ka qenë ai që të le muzikën klasike, e të merrem me muzikën e kohës, atë moderne, dhe atë që është dominuese sot për sot në tregun muzikor shqiptar, por edhe atë botëror.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Kur e ndjeni veten më të lumtur?
Kam  dy momente lumturie: kur jam pranë njerëzve që dua më shumë dhe kur jam në skenë.

Kur e ndjeni veten të trishtuar?
Kur zhgënjehem, kur më thyhet besimi. Më trishton pa fund kjo gjë.