Karriget kanë luajtur disa role që nga ekzistenca e tyre! Ato janë jo vetëm një objekt funksional, por edhe një inspirim që i ka tërhequr dizjnerët dhe artistët të “luajnë” me to. Ndërkaq, ekspertët e asociojnë këtë të fundit me qëllime të tjera që lidhen me pushtetin dhe fuqinë.
Ne, sigurisht, kemi hulumtuar për të gjetur ato karrige që nuk kryejnë vetëm fuknsionin e tyre parësor, por luajnë rol si vepra arti apo dekori.
Karrige Keith Haring
Kjo karrige përfaqëson verpat e artistin nga New York, Keith Haring, i famshëm për primitivizmin në grafikat që realizonte.
Çmimi 1300$
Karrige Flutur
Jeni të pasionuar pas fluturave dhe keni një kolekision të tërë me kahët e tyre shumëngjyrëshe? Kjo është karrigia e duhur për ju.
Çmimi 500$
Karrige Afrikane
Nëse kultura e fiseve që jetojnë në zonat më të egra të Afrikës ju ka bërë gjithmonë për vete, një prekje dekoruese përmes kësaj karrigeje do ta kthejë hollin tuaj në një aventurë alla “Indiana Jones”.
Çmimi 2000$
Karrige Lepurushe
Për të patur një simbol të tillë duhet pak guxim, por për një person ekstravagant kjo karrige është ideale.
Çmimi 800$
Karrige Rinoceront
Me një pamje shumë gotike dhe një punim shumë të veçantë, kjo karrige është tepër tëheqëse për syrin dhe shumë komode.
Çmimi 3000$
Karrige Kobër
Frymëzuar nga kërcimi i gjarpërinjëve kobër nga India, kësaj karrigeje shumë elegante nuk do të mund t’i rezistoni.
Çmimi 1500$